20 Korrik 2019

Lansohet Libri 'Ditari i Nënës', udhërrëfyes për hapat e prindërimit

Prishtinë, 20 maj - Aksion për Nëna dhe Fëmijë do të bëj lansimin e Librit 'Ditari i Nënës', udhërrëfyesi për hapat e prindërimit, libër ky i shkruar nga Albiona Beselica Beha.

Libri 'Ditari i Nënës' është libër me informata të sakta rreth një shtatzënie dhe foshnje të shëndoshë.

Ky ditar i përcjell nënat e reja përgjatë periudhës së shtatzënisë duke i udhëzuar për hapat drejt një shtatzënie sa më të mirë.

Nënat mund ta shfrytëzojnë këtë ditar si një kujtim për fëmijën dhe periudhën më të mirë të jetës, duke ruajtur çdo përjetim, kujtim apo sfidë në rrugëtimin e të qenët prind.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 korrik 2019

- Në kuadër të aktiviteteve "Ditët e Diasporës 2019"  Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Grupi Lokal i Veprimit “Gjeravica“, organizojnë aktivitetin tradicional “Dita e Qethjes së Deleve, 2019‘’. (Bjeshkët e Strellcit , të ‘’Stanët e Shalës‘’, ora 10:00)

- Lëvizja mban konferencë për media në të cilën flasin Kryetari Albin Kurti dhe nënkryetari Besnik Bislimi. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se edicionit te parë të Prishtina Gastronomy Festival. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare të pikës kufitare Restelicë-Strezomir. (Pika kufitare Restelicë - Strezomir, ora 12:00)

- Behët zbulimi i pllakës së përkujtimit të Betimit të Brigadës 131 dhe promovimi i dokumentarit të historikut të Brigadës 131 të UÇK-së. (Fshati Baran, ora 18:00)