12 Prill 2021

Lansohet iniciativa për të ndërtuar besimin mes komuniteteve përmes trashëgimisë kulturore

Prishtinë, 30 janar - Zyra e  Bashkësisë Evropiane (BE) në Kosovë dhe Programi I Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, do të lansojnë sot projektin e financuar nga BE “Trashëgimia Kulturore si Shtytëse e Dialogut Ndërkomunitar dhe Kohezionit Social”.

 Lansimi do të jetë një ngjarje virtuale të cilën mediat mund ta përcjellin drejtpërdrejt në linkun në vijim https://undp.zoom.us/j/87050977419.

Tomáš Szunyog, Përfaqësues Special i BE-së, Znj. Vjollca Aliu, Drejtoreshë, Drejtoria për Trashëgimi Kulturore, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së dhe partnerë do të jenë prezentë për të shënuar fillimin e projektit që ka për qëllim të ndërtoj besimin midis komuniteteve në Kosovë përmes ndërhyrjeve të trashëgimisë kulturore të cilat promovojnë dialogun, ndërtojnë mirëkuptimin dhe nxisin ndjenjën e zotërimit të përbashkët të trashëgimisë së pasur kulturore të Kosovës tek të gjitha komunitetet.

Projekti Trashëgimia Kulturore si Shtytëse e Dialogut Ndërkomunitar dhe Kohezionit Social, në vlerë prej dy million Euro, financohet nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe (IcSP) dhe do të zbatohet në Komuna të përzgjedhura në tërë Kosovën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Prill 2021

- Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës hap Ekspozitën “Vullkani” i Republikës, për nder të 40 Vjetorit të demonstratave të Viti 1981, dhe Ekspozitën “70 Vjet Arkiv”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Myftiu Naim Tërnava do të japë mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi qendror. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Limani-Kazaz, do të bëjnë lansimin e projektit “View Point”. (Afërsi të fshatit Jabllanicë, ora 12:00)