24 Prill 2024

Lansohet ekrani me mesazhe për ditën botërore të rinisë

Prishtinë, 12 gusht - Zyra e Kryeministrit përkatësisht Koordinatori Nacional për Gjeneratën e Re, Avdullah Hasani, që njeherit është dhe Shef i TaskForcës Anti Drogë dhe Siguri në Shkolla, në mesnatën e 11 dhe 12 Gushtit në orën 00:00, në emër të Qeverisë ka lansuar Led-Ekranin me mesazhe për nderë të Ditës Botërore të Rinisë.

Ndezjen e këtij ekrani në mënyrë simbolike e ka bërë Koordinatori Hasani ku mbajti fjalë rasti duke theksuar se është një mundësi e mirë që të gjithë së bashku të mblidhemi rreth entuziazmit, kreativitetit dhe energjisë së të rinjve.

 Ndezja e këtij ekrani shënon edhe fillimin e aktiviteteve  që do të mbahen në Kosovë në kuadër të Ditës Botërore të Rinisë.

Hasani gjatë fjalës së tij u shprehë se “Në ditët e sotme, kur kemi ndryshime të shpejta në botë, zhvillim të teknologjisë dhe kur gjatë viteve të fundit mediat sociale kanë shkaktuar ndryshime të mëdha sociale dhe politike, forca e rinisë është më e rëndësishme se asnjëherë më parë”

Në ditën botërore të rinisë, Hasani bëri thirrje për krijimin e partneriteteve të reja dhe bashkimin e përpjekjeve në eliminimin e të gjitha pengesave me të cilat përballen të rinjtë, duke i bërë ata më pak të ndjeshëm ndaj çdo lloj përjashtimi, në mënyrë që ne të gjithë ta shohim botën përmes syve të të rinjve.

Lansimi i këtij ekrani me mesazhe tani më është tradicional nga ana e Qeverisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)