28 Mars 2024

Lady Gaga: Nuk do e tradhtoja kurrë një mashkull

SHBA, 6 korrik - Lady Gaga si gjithmonë ka habitur me deklaratat e saj të bujshme. Gjatë një interviste këngëtarja e njohur për skandalet e saj dhe për sjelljet e saj provokueshe është shprehur se ajo asnjëherë nuk do ta tradhtonte një të dashur.

Këngëtarja e njohur për videoklipet e saj me tematikë të fortë erotike ka pohuar se ajo ka një kod të fuqishëm moral.

Këngëtarja e hitit "Poker Face", për të cilën thuhet se ka ringjallur lidhjen me ish të dashurin Mattheë Williams, thotë se ajo është shumë e përkushtuar në një lidhje, pavarsisht faktit se shpesh e portretizon veten si një femër e egër.

"Si një këngëtare jam mizore dhe egër, por si person kam një kod të fuqishëm moral. Asnjëherë nuk do ta tradhtoja një mashkull; unë besoj në sinqeritet dhe integritet... Mos u mashtroni nga mënyra si dukem- pas gjitha këtyre unë e di se kush jam dhe cilët janë kufijtë e mi", ka thënë këngëtarja për Mail on Sunday.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)