24 Prill 2024

Lady Gaga akuzohet për kopjim

SHBA, 10 shtator - Nëna e një këngëtareje të re e cila është vetvrarë, ka akuzuar Lady Gagan për vjedhjen e stilit të çmendur të performimit, pasi dyshja në fjalë ka bashkëpunuar në vitin 2007.

Lina Morgana ka bashkëpunuar me Gagan në disa nga këngët e Gagas, para se kjo e fundit të shpërthejë dhe të bëhet superyll.

Morgana është vetvrarë në tetor të vitit 2008, kur u hodh nga një ndërtesë, më saktësisht nga kati i dhjetë i saj, ndërsa tani është nëna e saj që kërkon nga Gaga mirënjohje për imazhin e dhënë nga vajza e saj.

 \"Unë po e bëj këtë që ta mbaj shpirtin e saj të gjallë. Lady Gaga po e mban shpirtin e Linas dhe unë dua që shpirti i saj të jetë i lirë. Çdo fjalë që flet ajo është e Linas. Gaga flet për një jetë të zezë dhe tragjike, por ajo ka pasur gjithçka që ka dashur në këtë botë. Ajo shkoi në të njëjtën shkollë me Nicky Hilton, prindërit e saj ishin të pasur. Por, Lina pati jetë të vështirë dhe shpesh ka folur për jetën e saj tragjike\", tha nëna Yana.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)