07 Tetor 2022

La Fazani lanson këngën "Jupiteri"

Prishtinë, 30 janar - Kompozitori, kantautori dhe producenti Arbër Salihu, tashmë i njohur me emrin e tij artistik “La Fazani”, ka lansuar këngën e tij debutuese si solo-artist të titulluar “Jupiteri”.

Pas një buje që ka bërë me klipet e tij satirike muzikore në rrjetet sociale, La Fazani tash ka lansuar edhe këngën e tij të parë origjinale për publikun shqiptar.

“Jupiteri” është një këngë e stileve hip-hop/r&b, duke sjellur një jetë një dashuri sensuale dhe intime në mes të autorit dhe interesimit të tij romantik.

Videoklipi me shumë ngjyra vivide dhe imazhe përrallore është realizuar nga vetë Salihu si dhe e dashura e tij Likana Cana, e cila gjithashtu performon në video.

Klipi për “Jupiteri” është xhiruar eksluzivisht me iPhone 11.

Kujtojmë se Arbër Salihu është edhe pjesë e grupit “Oborri”, grup i cili ka lansuar album dhe shumë videoklipe gjatë viteve 2015-2018 duke përfshirë edhe këngën e njohur “Gjuj me dritë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 tetor 2022 - Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:00)

- Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas Zviceran në Kosovë lansojn thirrjen “Projektet Investuese të Diasporës” në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë – MARDI”. (Ndërtesën Qeverisë, salla P38, ora 9:30)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi mban konferencë për medie lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi. (Holli i Kuvendit të Kosovë, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë publikojnë përmbledhjen e politikave 'Dispozitat për koston e lejes së lindjes, atësisë dhe pushimit prindëror në Ligjin e Punës', të shkruar nga Dita Dobranja në emër të RrGK-së. (Hotel Sirus, ora 10:00)

- OJQ Aktiv organizon prezantimin e “Udhëzuesin për verifikimin bazë të informacionit mediatic” i cili është i dedikuar kryesisht për komunitetin serb të Kosovës. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitovicën e Veriut, ora 11:00)

- Sekretari Gjeneral i FIBA Andreas Zagklis takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës, ora 11:00)