18 Shtator 2019

Kush pritet të jetë i pranishëm në PriFORUM dhe PriFest këtë vit

Prishtinë, 22 maj - Pas prezencës në festivalin e Kanës, Menaxhmenti i PriFest tanimë mund të zbulojë disa nga ekspertët dhe kompanitë që pritet të jenë prezente në festival këtë vit.

Në kuadër të garës Best Pitch në PriFORUM, këtë vit PriFest do të sjell disa nga ekspertët e rëndësishëm të rrjetit prestigjioz European Audio Visual Enterpreneurs.

Ka konfirmuar tanimë prezencën e vet eksperti për zhvillim skenari Jacques Achoti i cili do të zhvillojë workshopin e zhvillimit të skenarit me një numër të projekteve të përzgjedhura nga aplikimet në Best Pitch.

Do të jetë prezente edhe ekspertja e financimit dhe koproduksionit Linda Beath, poashtu nga EAVE, e cila do të ofrojë këshilla lidhur me mundësitë e financimit dhe bashkëprodhimit për projektet që do të përzgjidhen për garën Best Pitch.

Poashtu në aktivitetin Prishtina Rendezvous, një rast unik që PriFest e mundëson tanimë 4 vite për takimet e producentëve me kompani të shitjes në fazën e zhvillimit të projektit, kanë konfirmuar pjesëmarrjen një numër i kompanive të shitjes dhe distribuimit.

 “Jam jashtezakonisht i kënaqur që bashkë me Vjosën dhe Fatosin kemi punuar qysh nga fillimi i vitit per këtë edicion dhe kemi arritur të konfirmojmë shumë kompani prestigjioze dhe emra të rëndësishëm për industrinë e filmit dhe kjo dmth shumë për të gjithë filmbërësit tanë të cilët kanë projekte në zhvillim ose projekte të kryera ëe duan ti distribuojnë apo shesin në treg ndërkombëtar."

"Flasim për kompani si Memento International, Level K, Loco Films, Film Republic, Fandango, etj. E di qe do të jetë një program i ngjeshur dhe intenziv këtë vit dhe i inkurajoj të gjithë të ineresuarit që të vizitojnë webfaqen e PriFest si dhe rrjetet sociale dhe të aplikojnë në programet që ju interesojnë. Duke qenë personalisht pjesë e kesaj industrie dhe duke i ditur kufizimet dhe mundesitë tona për të qenë pjesë e këtyre programeve në Evropë, PriFest ofron një mundësi të jashtezakonshme. Po flasim për kontakte të cilat në një festival si Cannes ose Berlin është pothuajse e pamundur ti takosh. E këtë mundësi e sjell PriFest.” – u shpreh Drejtori i PriForum, Besnik Krapi, i cili ka filluar punën në PriFest këtë vit.

BEST PITCH është një cikël trajnimesh zhvillimore të projektit dhe ka karakter garues. Është një nga programet e PriFest dhe Prishtina Film Forum (PriForum) që nga vitet e para të festivalit, nëpërmjet së cilës producentet do të kenë mundësi të zhvillojnë projektet e tyre të cilat janë në fazën e parë të produksionit.

Projektet e përzgjedhura për Best Pitch, do të mund të përfitojnë mundësinë e pjesëmarrjes në trajnime me ekspert prestigjioz evropian, nga kompani dhe rrjete të njohura në Europë, në seancë për zhvillim të skenarit, apo seancë kokë më kokë me eksperten e financës dhe koproduksionit me një përvojë shumë vjeçare në këtë fushë.

GJithashtu, gjatë ditëve të festivalit pjesëmarrësit do të mund të takohen me distributorë dhe agjentët e shitjes së filmit nga kompanitë më të rëndësishme në Europë në Prishtina Rendezvous. E në fund, e vlerësuar nga një Juri Ndërkombëtare, do të ndahen edhe çmimet në Best Pitch.

Mundësi aplikimi në Best Pitch, kanë projektet filmike të metrazhit të gjatë që janë në fazë zhvillimi dhe financimi dhe që janë projekt i parë apo i dytë i një filmbërësi nga rajoni i Ballkanit.

Best Pitch është vetëm një nga disa aktivitet që në PriFest organizohen si pjesë e PriFORUM-it, e që është platformë rajonale e zhvillimit të industrisë së filmit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 shtator 2019

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë. (Xhamia e Çarshisë në Prishtinë, ora 9:10)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Kaçanikut ku do të takoj kryetarin e kësaj komune, Besim Ilazin, për të diskutuar rreth përgaditjes së Garës Nacionale të Sportit. (Objekti i komunës, ora 9:30)

- Specialistët stomatologë të papunë do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë. (Para Ministrisë së Shëndetësisë, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit ndërmjet qytetarëve dhe kandidatëve për deputetë nga subjektet politike lidhur me temën “Qasja e subjekteve politike rreth çështjes së gjinekologut në nivel komunal”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Kalanë e Artanës. (Kalaja e Artanës, ora 10:30)

- Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, mbanë konferencë për media, ku do të lansojë Fondin për Mbështetjen e Ndërmarrjeve Mikro të Vogla dhe të Mesme në vlerë prej 4 milionë euro. (ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme, kati i 3-të,  përballë New Born-it, ora 10:30)

- Oda e Afarzimit të Kosovës në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë në Tiranë dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore organizojnë ngjarjen “Regional B2B Event”. (Holiday Inn në Shkup, 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mirëpret fituesit e medaljeve të Taekwandos. (Kabineti i Ministrit në MKRS, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e tretë në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatët për Kryeministër ku i ftuari i radhës do të jetë Nenad Rašić, Kandidat për Kryeministër nga koalicioni Slloboda. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjianit, Lutfi Haziri, nënshkruan kontratat me tetë përfituesit e nën-granteve, në kuadër të projektit "Te rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindje". (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:00)

- Punëtorët teknik te qendrës studentore do të protestojnë para drejtorisë së qendrës studentore. (Para drejtorisë së qendrës studentore, ora 11:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Ulpianën. (Ulpianë, ora 11:40)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon promovimi i shtegut për çiklistë, si fazë testuese. (Rruga Zagrebi në Prishtinë, ora 12:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Janjevën. (Janjevë, ora 12:20)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon tryezë diskutimi “Ecja, çiklizmi dhe transporti urban”. (Kolegji Tempulli, rr. Eduard Lir 156, ora 14:00)

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur bën promovimin e publikimeve dhe organizon panel diskutimin “ Njohja e Kosovës bashkëkohore”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 15:30)

- Iniciativa për Histori Gojore organizon lansimin e aplikacionit mobil Prishtina Ecë. (Kafe—librarinë dit’ e nat’, ora 17:00)

- Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, merr pjesë në takimin e organizuar nga Gruaja Demokratike. (Hotel Venus, Magjistralja Prishtinë-Lipjan, ora 17:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! shpalos prioritetet qeverisëse. (Atelja e Sallës së Kuqe, ora 17:00)

- Federata e Piingpongut e Kosoves, organizon ndeshjet e ligës së parë, e ndeshja derbi pritet të jetë ajo ndërmjet Shkollës dhe Hasan Prishtinës. (Prishtinë, ora 18:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim më banorë të fshatit Rufc. (Rufc, ora 19:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim më banor në fshatin Gadime. (Gadime, ora 21:00)