26 Prill 2024

Kurban - Bajrami festohet të martën

Prishtinë, 17 gusht - Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka bërë të ditur për besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban - Bajramit, është ditën e martë më 21 gusht.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban - Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 5:10, me faljen e namazit të sabahut nga Hfz.Xhelal ef. Kaloshi, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Bahri ef. Sejdiu  ligjërues në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Namazi i Kurban–Bajramit falet në ora 06:25 të cilit do t’i prij Hfz.Xhelal ef. Kaloshi, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbaj,  kryetari i Bashkësisë  Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Ditën e parë, më 21 gusht 2018, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)