23 Prill 2024

Kundër Kaosit në Qendër Historike të Prizrenit

Prizren, 23 gusht - Grupi joformal i hisedarëve të Qendrës Historike të Prizrenit (QHP), në një takim të hapur të mbajtur në hapësirat e Kino Lumbardhit në prani të banorëve, pronarëve të bizneseve, asambleistëve, organizatave joqeveritare, përfaqësuesve të Policisë së Kosovës, Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore dhe Këshillit të Trashëgimisë Kulturore të QHP, diskutoi për problemet e QHP në raport me sundimin e ligjit në veçanti për zhurmën dhe lirinë e lëvizjes.

Përkundër kornizës së avancuar ligjore, mosimplementimi i ligjit dhe pandëshkueshmëria lidhur me respektimin e orarit të punës, nivelin dhe orarin e zhurmës, llojin e veprimtarive të lejuara sipas Ligjit për Qendër Historike, shfrytëzimin e hapësirës publike, si dhe qarkullimin dhe parkimin e veturave, janë duke e degraduar cilësinë e jetës, cënuar liritë bazike qytetare si dhe ndikuar negativisht në eksperiencën e vizitorëve në Komunën e Prizrenit dhe vecanti qendën historike.

Këto zhvillime negative kërkojnë adresim urgjent nga institucionet, në mënyrë që zona historike më e pasur dhe më e vizituar në Kosovë, të ruhet dhe menaxhohet në mënyrë adekuate.

Nga diskutimi i përbashkët në këtë takim, me qëllim të normalizimit të gjendjes në Qendër Historike të Prizrenit në raport me ndotjen akustike dhe lirinë e lëvizjes si dhe respektim të ligjeve përkatëse, institucioneve relevante u drejtohemi me këto rekomandime:

1. Të merren të gjitha masat e duhura urgjente që të respektohet ligji për zhurmën – të ndalet zhurma!

2. Të fillon monitorimi me kamera i parkingjeve dhe hapësirave të QHP-së

3. Të ndalohen veprimtaritë afariste të kundërligjshme sipas Ligjit për QHP

4. Të konsiderohet hapja e casjes me vetura nga Qafa e Kishës për banorët e zonës përreth

5. Të konsiderohet vendosja e patrullës policore tek “Ura e Gani Tadës”

6. Te bëhet kategorizimi i lejeve të qarkullimit sipas vendit të hyrjes në zonë, duke u ndarë në dy kategori: ata që kanë vendparkim dhe ata që kanë vetëm leje qarkullimi në këtë zonë

7. Të hartohet plani i mobilitetit me synim të shkarkimit të trafikut të tepërt në Qendrën Historike të Prizrenit dhe standardizimit të sistemit të parkingjeve

8. Te ngriten kapacitetet njerëzore të inspektoratit dhe policisë, përmes patrullave të rregullta dhe praktikimit të gjobave konsekuente për zë joadekuat dhe zhurmë pas orës 23:00

9. Të organizohen kampanja vetëdijesimi dhe komunikimi për ligjet, rolet e institucioneve dhe kufizimet e QHP, me adresë tek banoret, bizneset dhe akterët tjerë

10. Të thirret një takim me hisedarët, përfshi përfaqësuesit e bizneseve, parkingjeve, zejtarëve dhe drejtorive relevante

Duke i bërë thirrje institucioneve që t’i përgjigjen kërkesave të hisedarëve dhe t’i kryejnë obligimet e veta, shprehim gadishmërinë për bashkëpunim apo ndërmarrje të veprimeve tjera drejt normalizimit të situatës në Qendrën Historike të Prizrenit.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)