16 Dhjetor 2018

'Kthimi' me premierë në Cineplexx të Maqedonisë

Prishtinë, 17 prill - Filmi i Kastriot Abdylit, 'Kthimi' do të ketë premierën nesër, 18 prill, në kinemanë Cineplexx të Shkupit dhe nga 19 prill vazhdon shfaqjen në repertuar të rregullt.

Ky film flet për kontraditat e kulturës shqiptare dhe asaj euro-perëndimore si rrjedhojë e globalizimit dhe dyndjes njerëzore.

Ngjarja zhvillohet në një fshat shqiptarë, ku si pasojë e gjendjes socio-ekonomike, çdo i ri ka ëndërr migrimin në perëndim. Edhe personazhi kryesor, Iliri (Hazir Sh. Haziri) ndjek atë ëndërr dhe emigron në Francë me një vizë fallce ku më pas martohet me një franqeze Sabinen, (Delphin Depardieu).

Për shkak të çështjeve ligjore Iliri bashkë me Sabinen vijnë në fshat. Vizita e tyre bëhet e tharë kur babai i Ilirit e kupton se djali i tij është kthyer për t'u martuar me një grua të huaj, kështu duke thyer 'besën' që ai kishte dhënë.

Në film luajnë: Selman Lokaj, Hazir Sh. Haziri, Delphin Depardieu, Liridona Shehu, Safete Rogova, Sefedin Nuredini etj.

Filmi 'Kthimi' është koproduksion mes Maqedonisë dhe Kosovës dhe prodhim i 'Dardania Film' (Maqedoni) dhe 'Shkupi Film' (Kosovë) i mbështetur nga Agjencia e Filmit në Maqedoni dhe Qendra Kinematografike e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 dhjetor 2018 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të shqyrtimi i raportit me rekomandime për Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë mbanë konferecën e cila ka për qëllim lansimin e të gjeturave të Barometrit Kosovar të Sigurisë - Edicioni Special mbi Politikën e Jashtme dhe Dialogun me Serbinë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

-  Mbahet takimi i Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve, ku temë diskutimi do te jetë; Problemet në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, ngritja e çmimit të peronizimeve. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00) 

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Qendra Tregtare " Viva Fresh Store “- Ferizaj organizon hapjen e Ekspozimit dhe Promovimit të Prodhimeve Vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU? (Objekti i Qendrës Tregtare dhe Viva Fresh Store në Ferizaj afër policisë, ora 12:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media takohet me bordin e Radio Televizionit te Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00) 

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike në të cilën do të shqyrtimi i draft Strategjisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe marrëdhëniet ndërparlamentare dhe shqyrtimi i draft Raportit nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Diasporën dhe Mërgatën. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00) 

- Kosovo 2.0 organizon bisedë për zhvillimin e kampanjave të suksesshme të avokimit për të drejtat e njeriut me drejtorin e Fushatave për Evropë në Amnesty International, Fotis Filippou. (Hapësira e K2.0, mbrapa Furra Qerimi 1, ora 18:00)