19 Prill 2024

Kryeministri Haradinaj e nderon këngëtaren Rita Ora me Hyjneshën në Fron

Londër, 10 korrik - "Rita Ora është këngëtarja  që ngjyrave të flamurit tonë i ka dhënë shkëlqimin më të mirë. Rita përmes muzikës ka bërë më shumë se gjithë ne, e ka ndërkombëtarizuar Kosovën", kështu e ka vlerësuar Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, këngëtaren me famë botërore, Rita Ora, gjatë takimit të sotëm në Londër.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj falënderoi këngëtaren me prejardhje shqiptare Rita Ora, e cila kudo në botë po lartëson jo vetëm emrin e saj, por edhe të Kosovës dhe popullit shqiptar. 

“Emri i Rita Orës është bërë i njohur gjithandej botës. Përmes talentit të saj, ajo është bërë një frymëzim për rininë dhe kombin e saj”, tha kryeministri Haradinaj.

Më tej kryeministri Haradinaj tha se figurat e shquara si Rita Ora, që arrijnë majat e suksesit në arenën ndërkombëtare janë motiv dhe shembull i mirë për rininë në Kosovë dhe kudo.

"Ambasadores së nderit, të shpallur sot e tri vjet më parë i dhurova Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran për ta nderuar dhe për t'i përçuar mesazhin e gjithë shqiptarëve: Faleminderit që të kemi. Faleminderit që duke prek majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët tua", ka thënë kryeministri Haradinaj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)