20 Prill 2024

Kosovo 2.0 prezanton instalacionin “Reclamation”

Prishtinë, 13 qershor - Kosovo 2.0 organizon instalacionin “Reclamation” në hapësirën tek New Born në të cilin do të flitet për mënyrat se si i njohim gratë dhe kontributin e tyre.

Që prej ditës kur u krijua më 2008, Newborn-i ishte kanvas i flamujve, shënimeve, telave - simbolikës që në thelb ka tentuar të përçojë mesazhe të zëshme.

Këtë muaj, Newborn-i morri një pamje e cila  foli më zëshëm sesa herave të tjera. Përmes instalacionit të saj “Reclamation”, gazetarja amerikane Lauren Peace, vendosi fytyrat e 99 grave të Kosovës, që vijnë prej gjeneratave e etnive të ndryshme në secilën shkronjë të obeliskut, si pjesë e një serie interaktive portretesh.

Bashkë me kritikat për estetikë dhe lavdatat, ky instalacion solli debat të gjerë për meritokracinë, përjashtimin, njohjen dhe shfrytëzimin e hapësirës publike.

Derisa debati vazhdon, ne dëshirojmë të thellohemi në diskutimin se cili është mesazhi që autorja synoi ta përçojë dhe si mund ta shfrytëzojmë këtë diskutim që të sfidojmë narrativat e ndërtuara në shoqërinë tonë për ndikimin, pushtetin dhe solidaritetin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)