19 Shkurt 2020

Kosova vlerëson rolin e Gjermanisë në fushën e kulturës

Prishtinë, 21 maj – Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në kuadër të vizitës zyrtare në Berlin, sot në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë është pritur zyrtarisht nga i Ngarkuari i Ministrisë së Jashtme për Ballkanin, Ambasadori Christian Hellbach.

Ministri Gashi ka diskutuar me Hellbach për situatën aktuale në Kosovë, procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Ministri Gashi i ka prezantuar Ambasadorit Hellbach edhe projektet aktuale në të cilat Kosova është angazhuar në fushat e kulturës, rinisë dhe sportit dhe ka shprehur interesin që ky bashkëpunim mes dy qeverive të thellohet edhe më tutje.

“Kosova çmon dhe vlerëson lart rolin e Gjermanisë për peshën dhe rëndësinë që i ka dhënë procesit të dialogut”, ka thënë mes tjerash ministri Gashi.

Ministri Gashi gjatë kësaj vizite ka ngritur çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Rrjetin Traduki ku Kosova ka aplikuar zyrtarisht, dhe ndihma e ndikimi i Berlinit në procesin e anëtarësimit konsiderohet si një nevojë e domosdoshme për vendin tonë.

Po ashtu nga ana e Ambasadorit Hellbach u kërkua mbështetje për hapjen e Institutit Goethe në Kosovë. Marrë për bazë faktin se në shtetin gjerman jetojnë rreth 400 mijë shtetas kosovar dhe ku Gjermania paraqet jo vetëm mikun por edhe partnerin tonë kryesor në Evropë.

“Hapja e Institutit Goethe në Kosovë do të rrisë edhe më tutje bashkëpunimin në fushë e kulturës”, vlerësoi ministri Gashi.

“Kosova është me fat që ka një vend mik siç është Gjermania, roli i së cilës është jetik nëpër të gjitha zhvillimet nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës”, është shprehu Gashi pas përfundimit të kësaj vizite.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 shkurt 2020

 - Shoqata e Kirurgëve Plastik, Rekonstruktiv dhe Estetik të Kosovës, ka organizuar për herë të parë Simpoziumin dhe Workshop-in mbi trajtimin e plagëve. (Hotel Emerald, ora 8:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës për të dytën herë me radhë po organizon Konventën e Prodhuesve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 9:00)

-  Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, z. Bojan Betonceli. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00 -vetëm pamje)

- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, vjen për vizitë zyrtare në Prishtinë, ku do të pritet nga homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën ku do të publikohet raporti “Rruga e Dukagjinit, Autostradë apo Zgjerim i Rrugës Ekzistuese”, të përgatitur nga KDI. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Mitrovicës. (Objekti i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, ora 10:00)

-  Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, z. Ferhat Dinosha. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:45 -vetëm pamje)

- Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” organizon hapjen e ekspozitës “Kujtesa e Kosovës: Jeta nën qiell e najlon”, pamjet e jetës së shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999. (Holli i Bibliotekës, ora 11:00)

- Presidenti Thaçi, pret në takim Ministrin në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj. (Kabineti i presidenitit, ora 11:20)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, takohet me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, me bashkëpunëtorë. (Kabineti i kryetares së Kuvendit, ora 12:00 - vetëm pamje)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon një protestë para zyrës së avokatit Tomë Gashi, për të kundërshtuar sjelljen e tij abuzive që bëri ditë më parë ndaj një lypësari në shesh të Prishtinës. (Para Zyrës së Avokaturës, afër Kino ABC, ora 12:00)

-  Kryeministri Albin Kurti pret në takim Ministrin në detyrë për Evropën dhe  Punët e  Jashtme të Shqipërisë, z. Gent Cakaj. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:30- vetëm pamje)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të mbajë ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes likuidimit nr.54. (Hotel Grand, ora 12:30)

- Federata e Basketbollit e Kosovës mban konferencë. (Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 14:15)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:30)

- Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë shfaq filmin "Gjumë dhe Dashuri". (Kinema në Pejë, ora 19:00)