29 Tetor 2020

Kosova krenohet me diversitetin që ka në kulturë e trashëgimi

Prishtinë, 23 shtator - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, përfaësuese e komunitetit boshnjak, me të cilën diskutuan për trashëgiminë kulturore.

Bëhet fjalë për pasurimin e trashëgimisë shpirtërore të trashëgimisë kulturore të Kosovës me trashëgiminë e komunitetit boshnjak.

Me këtë rast, ministrja Dumoshi, u shpreh se e mirëpret gatishmërinë e përfaqësuesve të komunitetit boshnjak të pasurojnë trashëgiminë kulturore të Kosovës.

"Kosova krenohet dhe e konsideron pasurinë më të madhe, diversitetin që ka në trashëgimi e kulturë, pasi që ka komunitete të ndryshme që bashkëjetojnë dhe MKRS-ja është e gatshme që të përkrah dhe bashkëpunojë me secilin komunitet që jeton në Kosovë e që kontribuon në pasurimin e trashëgimisë dhe kulturës tonë", tha ministrja, duke iu bërë thirrje edhe komuniteteve tjera që ta bëjnë një gjë të këtillë, duke pasuruar trashëgiminë e duke plotësuar dokumentacionin në këtë fushë.  

Ndërkaq, deputetja Balje e falënderoi ministren për gatishmërinë dhe përkrahjen, duke e konsideruar si një hap të rëndësishëm pasurimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës edhe me trashëgiminë e komunitetit boshnjak.

Ministrja Dumoshi e deputetja Balje u pajtuan që së shpejti kjo çështje do të konkretizohet me një vizitë që ministrja do ta realizojë në Prizren për të parë për së afërmi veshjet, kulturën dhe trashgiminë shpirtërore që ka komunitet boshnjak në regjionin e Prizrenit dhe më gjerë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Tetor 2020 - Open Data Kosovo në bashkëpunim me Zyren për Qeverisje të Mirë lanson projektin “Iniciativa për Qeverisje të Hapur dhe të Mirë”, të financuar nga programi MATRA 2020 në kuadër të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë Besnik Tahiri, merr pjesë në tryezën “Reforma e administratës publike: Shtytja e saj përpara”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të vizitojë Komunën e Ferizajt ku do te takohet me Kryetarin e Komunës, Agim Aliu. (Zyra e Kryetarit të Komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit, në Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 188-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi do të organizohet nëpërmjet video konferencës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dhjetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00) .

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të pres në takim ministrin e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, salla P-37​, ora ora 10:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të vizitojë punimet në ndërtimin e Pallatit të Kulturës. (Afër Qendrës së Inovacionit në Ferizaj, rruga "Brahim Ademi", ora 10:40)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pruron fushat e tenisit. (Afër Palestrës së Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, ora 11:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe ministri i Transportit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski mbajnë konferencë për medie. (Salla e konferencave në Qeveri të Kosovës, ora 11:15)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Komunën e Rahovecit. (Komuna e Rahovecit, ora 13:00)