19 Mars 2024

Kosova e përkushtuar për bashkëpunim rajonal në fushën e rinisë

Prishtinë, 20 maj - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, po qëndron për një vizitë zyrtarë në Gjermani. Në kuadër të kësaj vizite, Gashi në Berlin në cilësinë e përfaqësuesit nga Kosova, është duke kryesuar Zyrën Regjionale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) po merr pjesë në konferencën: "Bashkëpunimi rajonal parlamentar në mbështetje për angazhimin e RYCO-s dhe parlamenteve në procesin e Berlinit".

Në këtë konferencë po morën pjesë deputetë e përfaqësues nga vendet e Ballkanit perëndimor si dhe nga Gjermania e Franca. U diskutua për rëndësinë dhe rolin ndihmues të parlamenteve në procesin e Berlinit, respektivisht për ndihmën që parlamentet mund ta japin për rininë në përgjithësi dhe RYCO-n në veçanti.

Ministri Gashi potencoi se Parlamentet dhe deputetët kanë rol të veçantë dhe domethënës sa i përket ndihmës dhe mbështetjes për të rinjtë, duke pasur parasysh ndikimin që ata mund ta luajnë tek subjektet politike e veçanërisht në parlamentet e tyre. Ata mund të lobojnë dhe përkrahin iniciativat rinore të cilat kanë për qëllim krijimin e një klime bashkëpunuese dhe bashkëvepruese mes të rinjve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Arsyeja për të cilën ne jemi mbledhur këtu është jashtëzakonisht e rëndësishme jo vetëm për RYCO-n si mekanizëm që synon fuqizimin e bashkëpunimit rajonal por për secilin prej nesh, pasi që konsideroj se qëllimi ynë përballë këtij procesi është i njëjtë ani pse perspektiva mund të jetë e ndryshme”, tha në fjalën e tij ministri Gashi.

Ministri e vlerësoi rolin e parlamenteve dhe parlamentarëve si thelbësor posaçërisht në krijimin e një mjedisi ku qytetarët e rajonit tonë, me theks, të rinjtë, të jenë të gatshëm dhe në gjendje të bashkëpunojnë me njëri tjetrit.

“Si ligjvënës në nivel nacional ju keni fuqi për të bërë politika të cilat po ashtu në një formë apo tjetër implikojnë zhvillimet në nivelin rajonal. Prandaj, edhe kontributi juaj është i një rëndësie të veçantë. Mbështetja juaj konkrete si ligjvënës për RYCO-n dhe të rinjtë e rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke e pasur parasysh faktin se RYCO dhe të rinjtë e rajonit po bashkëjetojnë në një mjedis të ndjeshëm socio-politik, është më se e nevojshme”, porositi ministri Gashi.

Në fjalën e tij ministri Gashi, po ashtu u bëri thirrje deputetëve pjesëmarrës në konferencë se të bashkohen drejt kauzës që tërë Ballkanin Perëndimor ta bëjnë një rajon më të mirë për gjithë duke e mbështetur RYCO-n dhe të rinjtë me vendime të duhura politike dhe mënyra tjera.

“Mbështetja e vazhdueshme financiare dhe jo financiare edhe nga partnerët tjerë do të jetë e nevojshme në vazhdimësi andaj përkrahja e partnerëve si Franca dhe Gjermania, mbetet e domosdoshme për një rritje të qëndrueshme të RYCO-s”, tha ministri në fund të fjalës së tij si kryesues i Bordit Drejtues të RYCO-s, me ç’rast edhe falënderoi Parlamentin Gjerman për fondin e alokuar tek RYCO për mbështetje të shkëmbimeve të shkollave në rajon, por edhe qeverinë e Francës për mbështetjen e RYCO-s.

Ministri porositi edhe të rinjtë që të jenë ambicioz dhe këmbëngulës në kërkesat e tyre duke i sfiduar vendimmarrësit e politikbërësit në limite. “Unë besoj në sloganin e RYCO-s që Një Rajon më i mirë fillon me të rinjtë, andaj është radha juaj.”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)