29 Mars 2024

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë katër marrëveshje në fushën e kulturës

Prishtinë, 2 tetor - Në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, asaj të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, janë nënshkruar, në vargun e marrëveshjeve me interes të përbashkët për të dy vendet, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar katër marrëveshje me ministritë respektive të Republikës së Shqipërisë.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës Vlora Dumoshi, mori pjesë në këtë mbledhje me ç'rast pati fjalën që të bëjë një ekspoze të shkurtë të marrëveshjeve të cilat u nënshkruan e që në fokus kishin thellimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe sportit.

Ministrja Dumoshi vuri fimën për këto marrëveshje që synojnë bashkëpunim ndër shtetëror në fushën e kulturës dhe sportit:

- Memorandumi i bashkëpunimit për Veprimtarinë Botuese dhe Librin i cili ka për qëllim bashkëpunim të shumëfishtë me Shqipërinë për librin dhe botimin. Marrëveshja parasheh edhe lehtësira në kufij për librat që qarkullojnë mes dy vendeve.

- Memorandumi i bashkëpunimit për Kalendarin e përbashkët kulturor Kosovë - Shqipëri me anë të së cilit do të bashkërendohen aktivitetet kulurore.

- Memorandumi për Bashkëprodhim Filmik i cili do të ngrisë bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve filmike, Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Qendrës së Filmit të Shqipërisë në bashkëprodhim filmik, dhe memorandum i cili parasheh ndarjen e çmimeve kombëtare në kinematografi.

- Memorandumi i bashkëpunimit ku dy palët i japin mbështetje themelimit të Ligës së përbashkët të Basketbollit ndërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit.

Synim i marrëveshjes është që bashkëpunimi i kësaj forme të thellohet edhe në disiplina tjera sportive, për mbështetjen e nismave për krijimin e ligës dhe mekanizmave tjerë të përbashkët për organizimin e sportit në nivel mbarëkombëtar.

Ministrja Dumoshi u shpreh shumë e lumtur që vë firmën për marrëveshjet e cilat do të ngrisin bashkëpunimin e dy vendeve në fushën e kulturës dhe sportit.

"Uroj dhe shpresoj që këto marrëveshje të forcojnë edhe më shumë marrdhëniet tona vllazërore shtetërore dhe t'i ndihmojnë njëzëri kulturës e sportit andej e këndej kufirit shqiptar" - u shpreh ministrja.

Institucionet vartëse të të dy ministrive do të vazhdojnë me modalitetet të cilat derivojnë nga këto marrëveshje me qëllim të zbatimit sa më të mirë të tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)