12 Gusht 2020

Kori Spiarantum dhe Kosova në World Choir Games

 Prishtinë, 17 dhjetor - Zyrtarisht, për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës, kori Siparantum Choir i qytetit të Pejës selektohet zyrtarisht në World Choir Games, për here pare do të valon flamuri i shtetit më të ri, Kosovës.

“Është hera e parë që Kosova paraqitet në World Choir Games, kësaj radhe përfaqësohet me korin Siparantum. E gjithë kjo është rrjedhojë e punës sonë intenzive vetëm për një qëllim, … të ngrrijes së kulturës korale në vendin tonë. Këtë tani ne po e gëzojmë së bashku”, u shpreh Fatmir Bajraktari, kryetar i korit

20 vjet pas themelimit të Lojrave Botërore të Korit në Austri (2000), bota korale do të festojë edhe një herë garën më të madhe ndërkombëtare në zemër të Evropës. Antwerp dhe Ghent janë nikoqirët e Lojërave Botërore të Koreve  World Choir Games 2020 dhe premtojnë ambiente të klasit të lartë. Aktualisht janë 542 kore me mijëra pjesëmarrës nga mbarë bota që do të jenë pjesë e WorldChoirGames.

“Jam shumë i lumtur që si anëtar i këshillit të koreve botërore Member of World Choir Council, po e bëjë më të mirën për vendin tim, kjo e ka fuçizuar qëllimin tonë pra, sot kemi një kor nga Kosova në World Choir Games. Është momenti kyç që Institucionet tona Shtetërore të merren seriozisht dhe të kenë qasje delikate, gjithashtu u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve kudo në botë dhe sektorit privat që të ndihmojnë korin Siparantum në realizimin dhe përfaqësimin e shtetit, vendit dhe kulturës sonë”, u shpreh Memli Kelmendi, dirigjent i korit.

World Choir Games kësaj radhe  mbahet nga 5-15 korrik 2020 në Belgjkë.

Rikujtojmë që kori Siparantum së fundmi ka qenë pjesë e festivalit Internacional të Koreve "International Choir Contest Flanders", në Belgjikë.


Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Gusht 2020 - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pret një grup të të rinjve. (Objekti i MKRS-së, ora 9:30)   

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton listën e dëshmitarëve dhe përzgjedh listën e ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Grupi “Vullnetarët/Volunteers #COVID-19” së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe akterë të tjerë lanson Fushatën “Së bashku kundër #COVID-19”. (Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)   

 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me situatën e Sigurisë në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetem pamje)

- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj raporton para  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)
 
- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)
 
- Mbahet ceremonia e zbulimit te punimit “I love Kosova” nga Ministrja Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj, ora 11:50)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi zhvillon një vizitë në ndërmarrjen sociale “Pastiçeria Snap cake” në kuadër të projektit ‘Praktika në Punë” i mbështetur nga Departamenti i Rinisë MKRS. (Skenderaj, ora 12:00)   

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën shqyrtohet propozimi i deputetit Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit,  mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës dhe Çeshtje tjera . (Në platformën ZOOM 5.0. ora 14:00)