18 Tetor 2018

Kori "Siparantum" vazhdon me koncertet ndërkombëtare

Pejë, 8 qershor - Kori i qytetit të Pejës do të jetë pjesë e tre koncerteve të rëndësishme korale që do të mbahen në Zagreb, Kroaci nga data 9-11 qershor 2018.

Kori do të jetë pjesë e koncerttit “7. međunarodnog memorijala Emil Cossetto 2018” që  mbahet me 9 qershor 2018, në sallën e njohur “Hrvatski Glazbeni Zavod”.  Në këtë program, kori Siparantum do të paraqitet në mesin e gjashtë koreve të njohura kroate.

Koncerti i dytë për neve mbahet me 10 qershor në “Mimara Museum” – Zagreb, në organizim të Universitetit të Zagrebit - Universitas Cantat dhe korit “Emil Cossetto”. 

“Po vazhdon të ruhet dhe zhvillohet bashkëpunimi ynë i sinqertë me dirigjentin e njohur maestro Josip Degl’ Ivellio me të cilin tash e tre vite kemi bashkëpunime të panderprera, dhe ja që rezultatet nuk po mungojnë”, u shpreh Memli Kelmendi, dirigjent i korit.

Përpos këtyre dy koncerteve të rëndësishme kori do të jetë  pjesëmarrës në aktivitetin kulturor

(Dan nacionalnih manjina grada Zagreba - Dita e pakicave kombëtare të Zagrebit) që mbahet në parkun Parkun Zrinjevac me datë 09.06.2018. në ora 18:00 me ç’rast do të bëhet hapja solemne, që fillon me shqiptarët dhe do të përfaqësohet me korin " SIPARANTUM CHOIR" nga Peja.

Në program do të interpretohen vepra të kompozitorëve të njohur botërorë dhe shqiptarë.

Kujtojmë se kori Siparantum muajin e kaluar ka qenë pjesë e festivalit të koreve botërore “Nanxy Voix Du Monde” që është mbajtur në Nancy të Francës, me ç’rast Kosova është paraqitur për here të pare në këtë festival.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 tetor 2018  - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta dekoroj znj. Vasfije Krasniqi-Goodman. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00)  

- Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në kuadër të projektit “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë” organizon konferencen nacionale për të adresuar më tej rekomandimet e dala nga Indeksi për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës do të mbajë konferencë, e cila organizohet në shënim të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Ndërtesa e Qeverisë salla P38, ora 10:00)

- Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Let’s Do It Kosova organizon aksion pastrimi në Komunën e Obiliqit. (Obiliq, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në shënimin e Ditës së BE-së kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 10:00)

- Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ramiz Ramadani mban konferencë për media. (Zyra e krytarit të komunës, ora 11:00)

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike bën hapjen e “Javës me bizneset e diasporës shqiptare”, aktivitet ky i cili organizohet në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano - Kosovare. (Hotel Emerald, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në "Javën me bizneset e diasporës". (Hoteli Emerald, ora 11:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim do prezantojë analizën e publikimit shkencor të profesorëve në Universitetin e Prishtinës për vitin 2018. (Dit e Nat, ora 12:30)

- Hapet ekspozita e Çmimit Muslim Mulliqi e cila do të mbledh së bashku si artistët Kosovar ashtu edhe ata ndërkombëtar. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

- OSBE dhe Ambasada Italiane organizojnë trajnim të avancuar kundër korrupsionit për agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë. (Ambasada italiane në Prishtinë, ora 16:00)