28 Mars 2024

Komuna e Prishtinës në përkrahje të projektit të Sallës Koncertale

Prishtinë, 3 shtator - Komuna e Prishtinës bashkë me Asociacionin e Arkitektëve të Kosovës nënshkruan sot Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim të ndërsjellë në përgatitjen e konkursit ndërkombëtar për konceptet ideore që ndërlidhen me projektin e Sallës Koncertale në qendër të Prishtinës.

Përmes këtij Memorandumi, Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës ka përgjegjësi që të ofrojë ekspertizë në fushë e arkitekturës për konkursin ndërkombëtar; do të ofrojë ekspertizë teknike në realizimin e projektit; të mbledhë materiale dhe të dhëna profesionale të nevojshme për aplikuesit; të përpilojë termat e referencës dhe detyrën projektuese për konkursin ndërkombëtar; të respektojë afatet kohore të parapara për përfundim të shërbimeve; si dhe të bashkëpunojë me Komunën gjatë gjithë implementimit të aktiviteteve.

Në anën tjetër, Komuna e Prishtinës do të ofrojë mbështetje institucionale me qëllim të arritjes së synimeve të kësaj marrëveshjeje, si dhe do të ofrojë mbështetje financiare për Asociacionin e Arkitektëve të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)