25 Prill 2024

Komuna e Gjilanit i ofron mbështetje Qendrës “The Bridge”

Gjilan, 6 qershor – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar qendren për promovimin e vlerave “The Bridge”, ku është pritur nga drejtori i OJQ AGAPE përmes së cilës operon kjo qendër, Ron Ramsey.
 
Haziri i ka ofruar mbështetje dhe bashkëpunim me të gjitha kapacitetet komunale kësaj qendre, për të cilën tha se po promovon vlera dhe po shërben si model i vullnetarizmit në komunë dhe më gjerë.

Ron Ramsey, drejtor i OJQ AGAPE, tha se “The Bridge” është pjesë e kësaj kësaj organizate,  e cila erdhi në Kosovë në vitin 1999 si një organizatë për ndihmë dhe zhvillim, ku po ofrohen programe cilësore si kurse të gjuhës angleze, zhvillimin e karrierës, biznesit, këshillim për shëndetin mendor dhe zhvillimin e fëmijërisë së hershme, së bashku me trajnime dhe seminare të tjera të dëshiruara nga komuniteti rreth nesh.

Përndryshe, qendra për promovimin e vlerave “The Bridge” është hapur në dhjetor të vitit të kaluar dhe gjenden tek kompleksi banesor “Fitorja”. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)