12 Korrik 2020

KOMF pret fëmijët në shënimin e 30 vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës

Prishtinë, 20 nëntor - Për nder të shënimit të 30 vjetorit të Konventës për Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, sot ka pritur fëmijët, prindërit dhe kujdestarët në zyret e KOMF për të biseduar bashkë për të drejtat e fëmijëve.

Gjatë vizitës, KOMF bashkëbisedoi me fëmijët dhe prindërit për të drejtat e fëmijëve, dëshirat dhe brengat e tyre. Fëmijët patën rastin të shprehen edhe përmes lojërave dhe vizatimeve në Librin e Fëmijëve.

Përveç qëllimit të shënimit të kësaj dite, aktivitetet e kësaj natyre me fëmijët janë dhe do të mbesin shumë të rëndësishme për KOMF, për të përçuar zërin e fëmijëve tek vendimmarrësit dhe shoqëria kosovare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Korrik 2020

- Kryeministri Avdullah Hoti do të mbajë konferencë për medie. (Oborri i Qeverisë, ora 16:00)