09 Gusht 2020

KOMF ndan çmimet vjetore në fushën e mbrojtjes sociale

Prishtinë, 23 dhjetor - Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, me fokus në mbrojtje të fëmijëve në Kosovë për vitin 2019. 

Kjo ngjarje mundësohet në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror - OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë dhe KMOP. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)