19 Mars 2019

Klubi i Prodhuesve fton për bojkotim të panairit ‘Prishtina 2018’

Prishtinë, 17 prill -  Klubi i Prodhuesve të Kosovës shpreh pakënaqësinë se si paratë e taksa-paguesve kosovarë po shfrytëzohen në promovimin e kompanive serbe në Kosovë, përkatësisht në panairin “Prishtina 2018”, të cilin e organizon Oda Ekonomike e Kosovës.

Duhet theksuar se 17 vjet pas përfundimit të luftës, asnjë kompani e Kosovës nuk është ftuar apo nuk ka marr pjesë në ndonjë panair në Serbi. Ndërsa në panairin kryesor ndërkombëtarë në Kosovës nga gjithsej 174 kompani që marrin pjesë, mbi 50 përqind janë nga Serbia.

Për Klubin e Prodhuesve të Kosovës kjo është e papranueshme kur merren parasysh të gjitha vështirësitë me të cilat ballafaqohen prodhuesit kosovar në raport me politikat dekurajuese të shtetit serb. Vështirësi këto të cilat janë të shumta e që fillojnë nga barrierat e shumta tarifore dhe jo-tarifore, bllokimin e prodhuesve kosovar në tregtinë e tyre brenda territorit serb, bllokimin transitit të prodhuesve kosovarë të cilët tregtojnë përmes Serbisë, e po ashtu në mos zbatimin e marrëveshjes për energji elektrike, përkatësisht në bllokimin që i bënë Serbia Kosovës në lidhjen e interkoneksionit.

Përveç këtyre, këtu duhet shtuar  edhe agresionin e përditshëm që bënë shteti serb në mohimin e shtetësisë së Kosovës dhe përpjekjet e vazhdueshme të shtetit serb kundër interesave të Kosovës.

Për Klubin e Prodhuesve të Kosovës është e papranueshme se si një hapësirë kaq e konsiderueshme po u jepet promovimit të kompanive serbe në tregun e Kosovës, e ku në të njëjtin panair ka pasur shumë pak të ftuar nga radhët e prodhuesve kosovar për pjesëmarrje.

Gjithashtu duhet cekur që misioni i Odës Ekonomike të vendit është promovimi strategjik i interesave të zhvillimit ekonomik të vendit, e jo promovimi i interesave personale të kujtdo qofshin ato.

Për fund, Klubi i Prodhuesve të Kosovës i bënë ftesë të gjitha kompanive kosovare pjesëmarrëse në këtë panair që në shenjë proteste ta bojkotojnë këtë panair.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 mars 2019 - Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë së cilës do të publikohen gjetjet e raportit nga monitorimi i Kontratave për furnizim me material shpenzues për Hemodializë për vitin 2018, në një diskutim me përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile. (Orion Conference Center, ora 10:00) 

- Mbahet mbledhja e Komisionit Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)  

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon mbledhjen e radhës së Koalicionit për Barazi “Fuqizimi i pjesëmarrjes së grave në politikë”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në Maqedoninë Veriore në koordinim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe me përkrahjen teknike të ofruar nga Sekretariati i Përbashkët Teknik organizojnë Forumin Konsultativ. (Hotel International Prishtina, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban aktivitet. (Takimi me mediat bëhet pranë QKMF-së, te Qafa, ora 12:00)

- Promovohet romani “Rrota e Ujit” i autores Resmije Kryeziu. (Kolegji AAB, objekti V, te këndi i Librarisë, ora 12:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për media lidhur me Udhëzimet Administrative të cilat janë në mospërputhje me Ligjin për Minierat dhe Mineralet që po pengojnë zhvillimin e bizneseve të këtij sektori. (Zyret e OAK-së, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Ambasadori Kosnett do të vizitojë Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës ku do të merr pjesë në nisjen zyrtare të Njësisë për Luftimin e Mashtrimeve, e cila do të veprojë në kuadër të ZKAK. (Lokalet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, rr. Ahmet Krasniqi, Arbëri, ora 15:10)