28 Mars 2024

Keys mbledh 2.4m dollarë për bamirësi

SHBA, 3 tetor - Alicia Keys dhe miqtë e saj, Jay-Z, Beyonce, Whitney Houston dhe Usher, kanë ndihmuar në mbledhjen e plot 2.4 milionë dollarëve për bamirësi.

Këngëtarja organizoi iniciativën e shtatë vjetore, \"Keep A Child Alive Black Ball\" në New York gjatë të enjtes mbrëma, për të gjeneruar fonde për fëmijët dhe familjet e prekura nga HIV dhe AIDS në Afrikë dhe Indi.

Shtatzëna Keys, bashkë-themeluese e \"Keep A Child Alive\", performoi në ngjarje, duke u bashkuar për një duet me Sade dhe me Jay-Z për një interpretim të hitit \"Empire State of Mind\".

Në mesin e mysafirëve të tjerë ishin edhe aktorja e Hollywoodit, Uma Thurman dhe Jennifer Hudson.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)