19 Gusht 2019

Këngëtarja amerikane Chrysta Bell përformon sot në Prizren

Prizren, 19 prill - Kinema Lumbardhi në Prizren do të prezantojë sot paraqitjen e parë të këngëtares dhe kompozitores amerikane Chrysta Bell në Kosovë në kuadër të turneut Feels Like Love 2019 dhe epizodit të dytë të Lumbardhi n’Behar.

Performuesja, këngëtarja dhe aktorja nga Austin i Texas, Chrysta Bell, e njohur gjerësisht për punën e saj bashkëpunuese me regjisorin David Lynch, përfshin elemente dinamike teatrale dhe kalon disa stile muzikore në përvoja të paharrueshme të performancës.

Duke bashkëpunuar me Lynch, Bell nuk ka prodhuar vetëm muzikë me regjisorin dhe producentin, por gjithashtu luajti edhe në ringjalljen e vitit 2017 të shfaqjes televizive "Twin Peaks".

Me lansimin e albumit të saj "Feels Like Love" më 5 prill, tingulli i saj i ri gjen artisten në një territor më të errët, me ndikime të new wave, post-punk dhe disko.

Performancës së këngëve të albumit të fundit të Bell, do t’i paraprijë Blerta Kosova e cila do të hapë mbrëmjen me performancën e saj të veçantë eksperimentale elektronike me senzacionet intensive, ëndërruese dhe sentimentale akustike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 gusht 2019 - Mbahet mbledhja e Komiteti për Politik dhe Financa e Komunës së Rahovecit. (Komuna e Rahovecit, ora 10:00)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" festojnë ditëlindjen e mikut të madh të shqiptarve e mbar njerëzimit ish Presidentit të SHBA, Billi Clinton . (Zyret e shoqatës "Miqtë e Amerikës", që gjendet afë Agjencisë së Statistikave të Kosovës përball Parlamentit, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së punimeve të Seminarit XXXVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Biblioteka Universitare, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së punimeve të Seminarit XXXVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Salla e kuqe, Fakulteti i Filologjisë, ora 11:00)

- Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bëjn përurimin e Stadiumit Ndihmës në lokacionin Boka Boka. (Fshati Korishë në Prizren, ora 11:00)

- Bëhet shfaqja për media e filmit "Shpia e Agës" i Lendita Zeqirit (Kinema Cineplexx, ora 13:00)

-  Komuna e Prizrenit në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020 do të organizojë dëgjime publike me banorët e rajonit të Hasit dhe Anadrinit, me qëllim të angazhimit të tyre në procesin e hartimit të buxhetit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. (Shtëpia e Kulturës në Gjonaj, ora 19:00)