19 Prill 2024

KDI ndan çmimet për garën fotografike kundër korrupsionit

Prishtinë, 9 dhjetor - Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit 9 Dhjetor, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka zhvilluar dy aktivitete të ndara, ceremoninë e ndarjes së çmimeve për foton më të mirë në kuadër të garës #hanhankorrupsioni në Prishtinë si dhe garën për karikaturën më të mirë që shpërfaq elemente të korrupsionit, që u zhvillua në Prizren.

Nëpërmjet këtyre garave, qytetarët patën rastin që nëpërmjet veprave të artit të shfaqin pasojat që korrupsioni po i sjell shoqërisë kosovare në të gjithë sektorët si shëndetësi, arsim, infrastrukturë, ambient, prokurim publik etj.

Nëpërmjet jurisë profesionale KDI, ka bërë ndarjen e çmimeve për tri fotografitë më të mira dhe tri karikaturat më të mira.

Këto aktivitete janë përkrahur nga programi i USAID-it, Komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)