25 Prill 2024

Katy Perry e para në toplistat britanike

Londër, 6 shtator - Këngëtarja e famshme amerikane, Katy Perry ka arritur të kryesojë top-listat britanike me albumin e saj "Teenage Dreaming", i cili këtë javë ka debutuar në vendin e parë.

Ylli i muzikës pop mposhti konkurrencën e Eminemit, i cili pozicionohet i dyte me hit-albumin e tij "Recovery", derisa albumi "Only Revolutions" i grupit skocez "Biffy Clyro" u ngrit nga vendi i 27-të në vendin e tretë. "Mumford & Sons" gjenden në vendin e katërt me albumin "Sigh No More", ndërsa "Arcade Fire" përmbyllin top-pesëshin me albumin "The Suburbs".

Katy Perry po shijon këto kohët e fundit një sukses të madh tashmë edhe në Europë në saj të punës së saj të pashtershme dhe të talentit.

Këngëtarja e famshme amerikane pati gjithashtu një bashkëpunim të suksesshëm me këngëtarin dhe reperin e njohur amerikan, Snoop Dog. Ky bashkëpunim rezultoi një sukses i vërtetë për dy këngëtarët tashmë të konsoliduar në tregun botëror.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)