20 Prill 2024

Kabineti i Ish ministrit Gashi përgatitë jashtëligjshme zhvendosjen në objektin privat

Prishtinë, 5 dhjetor - Këshilli Organizativ i Protestës kundër zhvendosjes së administrates së Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport nga objekti zyrtar në objekt privat me pagesë të qirasë së lartë mujore, kanë njoftuar opinionin publik dhe institucionet përkatëse vendimmarrëse se tashmë ish- kabineti i ish- Ministrit të MKRS është duke përgatitur dokumentacionin dhe inventarin përkatës për zhvendosje në objektin privat, pa e përfillur asnjë procedurë administrative dhe në kundërshtim me ligjin.

"Është e pa precedent që pasuria e MKRS, po zhvendoset nga persona jo kompetent që më nuk kane asnje pergjegjesi institucionale dhe pa dijenine e sherbimit te administrates. Kjo le te gjykohet vet nga opinioni se cfare do te thote", thekson Këshilli Organizativ i Protestës kundër zhvendosjes se MKRS-se.

Këshilli vlerëson me tutje se vlenë të theksohet fakti se mandati i Ministrit në detyrë Kujtim Gashi ka përfunduar juridikisht me datë 27 nëntor 2019 me certifikimin zyrtar nga ana e KQZ- së të rezultatit të zgjedhjeve të datës 6 Tetor 2019.

Këshilli thekson se sipas listës zyrtare të KQZ-së,  Gashi është zgjedhur deputet me çka i përfundon angazhimi në cilësinë e Ministrit në detyrë, sipas nenit 70 pika 2 e Kushtetutës së Kosovës në të cilën theksohet qartë se mandati i deputetit fillon me certifikimin e rezultatit zgjedhor ne lidhje me nenin 72 - papajtueshmeria e funksionit te deputetit.

"Për ketë gjë, jemi ne dijeni se ekziston edhe intepretim juridik nga ana e Zyres Ligjore te Zyre se Kryeministrit ne vitin 2017."

"Çdo veprim i tij pas datës 27 nëntor 2019 është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. I bëjmë thirrje stafit të ish - kabinetit të ish - Ministrit që të ndalojnë çdo veprim që janë duke e ndërmarrë për zhvendosje sepse kjo përbën veprim të kundërligjshëm i cili cenon pasurine dhe pronen e institucionit pa mandat dhe pa autorizim, si persona privat qe eshte e veper e denueshme. Në të kundërtën, i bëjmë thirrje institucioneve përkatëse ligjzbatuese që sipas detyrës zyrtare (ex officio) të hetojnë dhe ndalojnë veprimet në fjalë."

"Ne do te vazhdojme te kundershtojme fuqishem kete 'projekt' te demshem per pronen publike, buxhetin dhe vet funksionalitetin e institucionit tone", ka thënë në fund Këshilli Organizativ i Protestës kundër zhvendosjes së administrates së Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport nga objekti zyrtar në objekt privat me pagesë të qirasë .

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)