26 Prill 2024

“Kabineti i Imanencës” ekspozita e piktorit Agron Mulliqi

Prishtinë, 29 gusht - “Kabineti i Imanencës” është ekspozita e hapur në galerinë më të re në kryeqytet, të titulluar “Hospital”. Të gjitha punimet në këtë ekspozitë, përfaqësojnë punën e piktorit Agron Mulliqi.

Kabineti i Imanencës është një ekspozitë që e zë hapësirën e galerisë Hospital me instalimin e 10 paletave të xhamit, një top pëlhure të njollosur, një tavolinë të madhe që mban portrete të artistit të krijuara nga shokët e tij, si dhe katër piktura të vogla brenda një kthine të ndarë.

Xhamat nga dyer e dritare të dikurshme, tani një lëmsh teksturor i ngjyrave, janë të paqëllimshme por të ekspresive, të mbështetura në mure, shtresimet dhe majat e tyre mbartin gjurmët e historive të tyre. Edhe topi i pëlhurës ngjan si një relikë e boshllëkut prapa çdo misteri.

Nga mjeshtër dhe dishepuj, nga mesues dhe nxënës, portretet e artistit mbajnë etiketa muzeu. Aludojnë një periudhë dhe një komunitet të caktuar. Regjistrojnë një aspekt të veçantë të jetës së artistit dhe kontekstit më të gjerë historik.

Përpjekja e Agron Mulliqit për t’i rishkruar të paparamenduarat në peisazhe ekspresive, njëkohësisht e plotëson dhe përmbyllë Kabinetin e Imanencës. Në një aneks të larë me dritë të kuqe janë katër piktura tani të ndjeshëme ndaj fuqisë memece prapa çdo njohurie dhe kuptimi.

Ekspozita Kabineti i Imanencës e Agron Mullliqit ka qenë e hapur nga 15 – 29 gusht 2019, në Project Space, Hospital, 41 Rr Egnatia, Prishtina, 10K

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)