28 Mars 2024

Inaugurohet asambleja e fëmijëve në komunën e Istogut

Istog, 3 qershor - Është mbajtur sot mbledhja inauguruese e asamblesë  së fëmijëve në kuadër të aktiviteteve të cilat po zhvillohen  për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve -1 Qershori.

Pjesë e kësaj mbledhje inauguruese ishte edhe kryetari i komunës Haki Rugova i cili uroj fëmijët e përzgjedhur për këtë asamble duke ju uruar punë të mbarë. Kërkoj nga ju që të ngrini  zërin tuaj për pakënaqësitë e juaja qoftë për komunën si institucion, qoftë për shkollat për nga vini ju, tha shpreh kryetari Rugova.

Sanije Mavraj, Kordinatore për të  Drejta të Njeriut njoftoj asamblenë komunale të fëmijëve për detyrat dhe përgjegjësit që dalin nga dokumentet e të drejtave të njeriut.

Kjo asamble ka për detyrë që të formoj komisionet vepruese të asamblesë që kanë për detyrë të përfshin sferat si: shëndetësisë, braktisja e shkollimit, transparencën, sigurinë në shkolla.

Kjo asamble është shembulli me i mirë i përfaqësimit gjinor meqenëse përfaqësimi gjinor i nxënësve është sipas ligjit për barazi gjinore dhe është dëshire e imja që kjo të zbatohet edhe në ligjin zgjedhor, tha nder të tjera Sanije Mavraj.

Qaush Balaj, kryesuesi i kuvendit komunal uroj nxënësit për ditën ndërkombëtare të fëmijëve dhe përgëzoj për inaugurimin e asamblesë së fëmijëve. Si kryesues i kuvendit komunal i njoftoj rreth detyrave dhe punës së kuvendit komunal.

Kryetare e kësaj asambleje u zgjodh Bleona Kurtaj nga SHFMU ”Bajram Curri” në Istog , nënkryetare Krajeta Januzaj nga SHFMU “Hysni Zajmi” Vrellë si dhe sekretarë i asamblesë u zgjodh Bleon Salihaj nga SHFMU “ Nder Mjeda” Rakosh.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)