10 Gusht 2020

“Hyjnesha n’libër” përmbyllët me hapjen e 12 minibibliotekave

Prishtinë, 26 dhjetor - Organizata jo qeveritare ETEA organizon sot ngjarjen përmbyllëse te fundvitit “Hyjnesha n’libër” e cila i dedikohet minibibliotekave.

Në këtë ngjarje diskutohet rreth 12 minibibliotekave të lagjeve të Prishtinës dhe planeve e mundësive për bashkëpunim në zgjerimin e projektit gjatë vitit 2020 në lagjet dhe qytetet tjera të Kosovës, me fokus në 6 qendrat e tjera rajonale, si: Prizreni, Gjakova, Mitrovica, Peja, Ferizaji dhe Gjilani.

Këtë jave janë hapur 5 minibiblioteka të reja dhe si përfundim 12 lagje të kryeqytetit po bëhen me kënde libri. Lagjet si "Qafa", "Arbëria",  "Taukbashqja", "Parku i Qytetit" dhe Sheshi “Ibrahim Rugova” nga kjo javë gëzojnë minibibliotekat e tyre.

Po ashtu është bër edhe rihapja e minibibliotekave të "Bregut të Diellit" dhe "Lagjes së Spitalit" në lokacionet e reja. 

Krejt kjo punë e mirë, filluar nga muaji gusht 2019, po përmbyllet me ngjarjen e fundvitit “Hyjnesha n’libër” që organizohet sot në ambientet e Librarisë Dukagjini.

Projekti “Minibibliotekat e lagjeve” u mundësua nga organizata ETEA dhe Kuvendi Rinor i Prishtinës, në bashkëpunim me Librarinë Dukagjini dhe Komunën e Prishtinës, përkrahur nga Forumi për Iniciativa Qytetare me burim financiar nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)