29 Mars 2024

Hudson, mund të martohet sërish

Hollywood, 2 shtator - Kate Hudson thotë se martesa e dështuar me Chris Robinsonin nuk ia ka humbur shpresat për dashuri, ndërsa mendon se në të ardhmen mund të martohet sërish.

Ylli i filmit "How To Lose A Guy In 10 Days", e cila është në lidhje me liderin e grupit "Muse", Matt Bellamy, pohon se divorci i saj në vitin 2007, nuk e ka bërë atë që të ketë frikë nga dashuria.

"(Martesa) nuk është diçka që po e kërkoj tani, mirëpo divorci nuk më ka nxjerrë anash. Do të shoh se çfarë do të ndodhë. Shpesh mendoj se njerëzit tmerrohen nga dashuria dhe e ndalojnë veten për ta përjetuar atë... Unë besoj në dashuri. Mendoj se nëse i jepesh vërtet dashurisë, ajo është gjëja më e bukur", ka shpjeguar aktorja për revistën britanike "Elle".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)