28 Mars 2024

Hilton: Spekulimet për arrestim janë totalisht të pavërteta

SHBA, 20 korrik - Paris Hilton ka hedhur mënjanë dy arrestimet e saj më të fundit për përdorim të kanabisit, duke thënë se ajo po kalon verë fantastike.

Hilton ishte arrestuar së pari në Afrikën e Jugut në stadium gjatë ndeshjes Holandë-Brazil, pasi që ishte parë duke përdorur kanabis, për t'u liruar më pas. Por, kjo nuk është e tëra.

Hilton u përfshi në telashe me policinë në Korsika të Francës, gjithashtu për përdorim të kanabisit, por tani bën të qartë se këto dy incidente nuk ia kanë shkatërruar asaj pushimet verore.

"Ky mesazh është për të hedhur poshtë gënjeshtrat. Spekulimet se jam arrestuar janë totalisht të pavërteta. Unë po e kaloj pushimin më të mirë të jetës time. Çfarë vere fantastike! Unë ndjehem aq e bekuar dhe e mrekulluar për gjithçka. E dua jetën! Tani të gjithë le të fokusohemi në pushimet tona. Ju dua djema", shkroi bukuroshja në Twitter. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)