28 Mars 2024

Hilmi Shyti sjell librin “Bisedë me Mëmëdheun”

Prishtinë, 27 shtator - Librat e rinj që botohen për herë të parë, që sapo dalin nga shtypi,janë të mirëseardhur, meqë tani hyjnë në botën e librit, hyjnë në sirtarët e bibliotekave, qofshin ato publike apo private, qofshin ato familjare apo individuale.

Janë të mirëseardhur për faktin se te lexuesi zgjohet kurreshtja për ta lexuar dhe parë se çfarë shkruan në te, por natyrisht edhe për të lexuar një libër më shumë dhe për të kuptuar mesazhet që jep ai libër dhe natyrisht për të marrë dituri, meqë çdo libër dhuron dituri.

Kësaj radhe na gëzon ardhja në dritë e një libri të ri. Ai libër mbanë titullin “Bisedë me Mëmëdheun”, nga autori Hilmi Shyti.

Poezitë e këtij libri kanë karakter patriotik, kanë përmbajtje atdhetare. Libri me poezi i autorit Hilmi Shyti, është një libër që duke e lexuar zgjon kurreshtjen dhe nxitë ndjenjat e pse jo ndonjëherë edhe emocionet nga përjetimet që mund t’i ketë lexuesi gjatë leximit të poezive.

Libri ka poezi që u kushtohen luftëtarëve të lirisë dhe dëshmorëve, të cilët duke luftuar kanë dhënë jetën e tyre për lirinë që e gëzojmë ne sot.

Autori Shyti shkruan për trimat dhe burrat që i dalin zot Atdheut e që autori në të shumtën e rasteve e quan Mëmëdheu.

Shkruan për komandantin legjendar Adem Jashari, për heroin e dëshmorin e kombit, Hamëz Jashari, për veprimtarin legjendë e kombit, Adem Demaqin, për heronjt dhe dëshmorët e kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci, për heroinat dhe dëshmoret e kombit, luftëtaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), (Antigona Fazliu dhe Fatime Hetemi, për komandantin e shpëtimit të Kosovës, Shaban Polluzhën, për legjendën e flamurit, i cili e dha jetën për flamurin shqiptar, Fazli Graiçevcin, për trimin, luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heroin, dëshmorin e kombit, Bekim Berisha-Abeja, për veprimtarët e kombit, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla, për heronjtë Shotë e Azem Galica, për dëshmorin Mustafë Shyti, për dëshmorët Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, për dëshmorin Qerim Kelmendi, për dëshmorin Blerim Saraqi, për dëshmorin Ramadan Çerkin Peci, për dëshmorin Sherif Jonuzi, për dëshmorin Adnan Shyti, për dëshmorin gjeneral Jashar Salihu, për dëshmorin e ri Abdyl Mexhid Shahini, etj.

 Vetë titulli i librit “Bisedë me Mëmëdheun”, tregon që libri ka të bëj me poezi atdhetare. Poeti në poezitë e tij ka një imagjinatë të zgjuar dhe bisedon me vendin e vet, me fushat, me kodrat, me lisat, me lumenjt, me burimet e ujit...! Në poezinë me titull “Bisedë me ty Mëmëdhe”, autori ndër të tjera shkruan edhe këto vargje:  

“Kur flas me ty Mëmëdhe,  Flas me gurin, lisin, erën...    Flas me derën, me oxhakun...”!  Poezitë janë të qarta,lehtë të kuptueshme dhe kuptimplote, por kanë edhe art dhe mesazhe të qarta. Autori përmes imagjinatës poetike ka arritur që t’i shkruajë poezitë e tij me përkushtim dhe me përmbajtje që kanë plot kuptim dhe që japin mesazhe të qarta.

Autori ka gjetur inspirim nga një ambient natyror shumë i bukur i Mëmëdheut, i cili është i pasur me kodra, male, burime uji (kroje), me ajrin e pastër dhe malet e fushat plot gjelbërim.

Autori shkruan për shumë periudha kohore nëpër të cilat ka kaluar populli ynë që jeton në Kosovë, që nga demonstratat gjithëpopullore të vitit 1968, pastaj demonstratat gjithëpopullore të vitit 1981, demonstratat gjithëpopullore të vitit 1989, 1990, 1998, e deri te lufta e fundit që u zhvillua në Kosovë në vitet 1998 e 1999.

Për këtë luftë të shenjtë çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), për çlirimin e Atdheut nga robëria, bota kishte parë, kuptohet, përmes ekraneve televizive masakrat (mbi 450) që i kishte bërë Serbia ndaj popullit shqiptar dhe kjo bëri që aleatët dhe miqtë tanë të na ndihmojnë për ndalje të masakrave dhe terrorit ndaj popullatës civile duarthatë dhe të pafajshme, për ndalje të gjenocidit, djegëjen e shtëpive dhe dëbimit masiv të popullatës nga vendi i tyre,  dhe  për çlirim definitiv dhe sjelljen e lirisë.

Kwshtu qw populli tw jetojw në një jetë të lirë, të dinjitetshme dhe demokratike. Autori në poezitë e tij përmend edhe helmimet e nxënësve shqiptarë nëpër shkolla në vitin1990, mbylljen e shkollave shqipe, dhunën dhe terrorin e paparë ndaj shqiptarëve, çdoherë e në vazhdimësi, me të vetmin synim dhe qëllim që ta lëshojnë vendin e vet,të ikin jashtë dhe t’u marrin tokat stërgjyshore etnike mijëravjeçare.

Autori, një atdhetar i dëshmuar, ka kontribuar me veprimtarinë e tij kombëtare, por një kontribut të veçantë dhe meritor e ka dhënë edhe me këtë libër me poezi atdhetare, me të cilin ai ka dëshmuar se e don Atdheun dhe popullin e tij. Autorit i urojmë shëndet dhe suksese në krijimtari, nga i cili presim edhe libra të tjerë!

Shkruar nga Ahmet Pllana

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)