20 Prill 2019

Hapet Zyra për Programin “Evropa Kreative-Kosovë”

Prishtinë, 17 janar - Sot në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” është bërë hapja zyrtare e Zyrës për Programin “Evropa Kreative-Kosovë”.

Ministri Gashi tha se hapja e Zyrës për Programin “Evropa Kreative” është një aktivitet i rëndësishëm kulturor për faktin që Kosova do të përfitojë tashmë nga Programi i Bashkimit Evropian “Evropa Kreative”, sektorët e saj kulturorë dhe krijues do të forcohen, ndërsa audiencat në Kosovë dhe përtej do të përfitojnë nga shtimi i diversitetit kulturor.

“Evropa Kreative” do t’u mundësojë mijëra artistëve dhe profesionistëve të kulturës, si dhe mijëra organizatave krijuese dhe botuesve, të punojnë së bashku dhe t’i bëjnë veprat e tyre krijuese të disponueshme për miliona qytetarë, me ç’rast  organizatat kosovare do të kenë mundësi të aplikojnë për grante për projekte shumëvjeçare bashkëpunimi, për përkthime librash, për krijimin e platformave kulturore shumëkombëshe”, tha ministri Gashi.


Me tutje, ai shtoi se pjesëmarrja në programin “Evropa Kreative” do të kontribuojë njëkohësisht në forcimin e kapaciteteve në sektorin kulturor dhe krijues duke promovuar lëvizjen e veprave dhe platformave kulturore dhe duke përmirësuar qasjen në veprat kulturore dhe krijuese evropiane si dhe në forcimin e inovacionit dhe krijimtarisë në fushën e kulturës.

Po ashtu ministri tha se kjo marrëveshje e arritur me Komisionin Evropian synon integrimin e Kosovës në rrjetet evropiane të komunikimit dhe të kulturës, duke e bërë Kosovën pjesë të hartës kulturore evropiane, përmes asaj që quhet  diplomaci dhe integrim kulturor.

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes, ratifikimit dhe hyrjes në fuqi, ne si Ministri kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për krijimin e strukturave përkatëse, themelimin dhe funksionalizimin e Zyrës për Programin “Evropa Kreative”, në kuadër të kësaj, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbetet në vazhdimësi e përkushtuar që të krijojë dhe të zhvillojë politika, ambient dhe mekanizma të përshtatshëm për promovimin e aktiviteteve kulturore” tha ministri Gashi.

Ndërkaq, ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha tha se ky program do ju mundësoj artistëtëve kosovarë ti promovojnë veprimtaritë e tyre artistike në gjithë botën. “Ministria që un drejtoj ka mandat për krijimin e donacioneve në vend dhe përfituesit të donacioneve të jenë të gjithë sektorët në Kosovë”, tha Hoxha.
 


Kalendari

Ngjarjet e datës 20 prill 2019 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Turneun memorial për të rinjë "Bedri Ajeti". (Pallati i sporteve në Prishtinë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media! (Selia e Vetëndosje, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media. (Press Qendra në Ndërtesën e Zyrës së Kryeministrit, ora 10:00)

- Alternativa mban konferencën e radhës të partisë në të cilën prezanton të gjetura dhe rekomandime për gjendjen mjedisore në Kosovë. (Zyret e partisë Alternativa. ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Brigadës 136 Rugova, që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Teatri “Istref Begolli” në Pejë, ora 11:00)

- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës organizon Konferencë për media lidhur me kthimin e shtetasëve kosovarë nga Siria. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 12:30)

- Biznesi anëtarë në Odën e Afarizmit të Kosovës “Altera”, bën promovimin e librit të autorit Bashmir Xhemaj, “Një shqiptar në CIA - dy jetët e Destan Berishës”. (Libraria Altera në Prizren, ora 13:00)

- Lansohet projekti #Forheroines. (Para monumentit “Heroinat” në Prishtinë, ora 13:00)

- Shoqata Atlantiku mbanë konferencë përmbyllëse për media në të cilën përfaqësuesi i shoqatës Gani Shehu, do të pasqyrojë ngjarjet që kanë shënuar 20-vjetorin e ‘Batalionit Atlantiku’, mesazhin kyç dhe vizionin për angazhimet në të ardhmen. (Hotel Grand, ora 14:00)