23 Prill 2024

Hapet mini biblioteka e parë në lagjen Dardania

Prishtinë, 5 nëntor - Organizata ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojnë sot ceremoninë e hapjes së minibibliotekës së parë në parkun e vjetër të Lagjes Dardania.

Minibiblioteka do të jetë e qasshme 24 orë në 7 ditë të javes dhe pas hapjes do të jetë pronë e lagjes dhe nën kujdesin e banorëve të lagjes.

E njejta do të ketë mbi 100 libra në dispozicion të banorëve të lagjes dhe të të gjithë të interesuarve për shkëmbim të librave dhe huazim të librit përgjatë qëndrimit në lagje.

Projekti “Minibibliotekat e lagjeve” u mundësua nga organizata ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës, në bashkëpunim me Librarinë Dukagjini, përkrahur nga Forumi për Iniciativa Qytetare me burim financiar nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Projektit në fjalë iu bashkuan edhe një numër i konsiderueshëm i banorëve të lagjeve përfituese të Prishtinës duke kontribuar me libra dhe mjete financiare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)