25 Prill 2024

Hapet ekspozita "Përceptimet"

Prishtinë, 25 janar - Galeria Kombëtare e Kosovës dhe British Council do të prezantojnë projektin më të ri, që vjen si rezultat i një bashkëpunimi dyvjeçar midis pesë kuratorëve dhe institucioneve nga pesë vende të Ballkanit Perëndimor.

Ekspozita e quajtur "Përceptimet", në Kosovë vjen sot e kuruar nga Arta Agani.

Me një qasje unike dhe të jashtëzakonshme, ekspozita është inicuar nga British Council dhe politika e saj inovative në botën e artit.

British Council dhe Galeria Kombëtare e Kosovës kanë bashkëpunuar në organizimin e ekspozitave të artistëve të mëdhenj britanikë në Prishtinë si Henry Moore dhe Grayson Perry e kësaj radhe do të sjellin në audiencë 14 artiste nga Mbretëria e Bashkuar: Madame Yevonde, Clare Strand, Abigail Lane, Rachel Whiteread, Camilla Løw, Anthea Hamilton, Laura Aldridge, Helen Çadwick, Tracey Emin, Sarah Lucas, Gillian Wearing, Elisabeth Price, Celia Hempton dhe Lubaina Himid; në një "bashkëbisedim" me shtatë artiste kosovare: Alija Vokshi, Alketa Xhafa Mripa, Arbana Hajredinaj, HAVEIT, Rudina Xhaferi, Flaka Haliti dhe Zake Prelvukaj.

Ndonëse veprat e tyre herë pas here paraqiten fizikisht të ndryshme, gjatë këtij diskutimi ato flasin me të njëjtën gjuhë dhe e kuptojnë përsosmërisht njëri-tjetrin.

Gjuha vizuele flet për ndryshime nga një formë në një tjetër të grave në shoqëri, me një histori të guximshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)