22 Nëntor 2019

Hapet ekspozita për mjedis të pastër në Gjakovë

Prishtinë, 28 mars - Komuna e Gjakovës me përkrahjen financiare të GIZ-it gjerman dhe implementimin e organizatës 'Green Art Center', është duke zhvilluar reforma në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe qëndrueshmërinë e sistemit.

Kësisoj, në kuadër të projektit "Zbatimi i skemës së ndarjes së mbetjeve të riciklueshme në burim“, në Gajkovë është hapur sot ekspozita me titullin "Reuse Art“.

Klubet e Gjelbëra të shkollave të komunës së Gjakovës kanë prezantuar punimet e tyre me materialet e riciklueshme.

Në emër të Komunës së Gjakovës, udhëheqësja e sektorit për menaxhim të mbeturinave, Albana Hana Bakalli ka falënderuar të gjitha Klubet e Gjelbëra, GAC-in dhe GIZ-in, por dhe gjithë qytetarët e komunës së Gjakovës të cilët po angazhohen çdo ditë për garën për Gjakovë të pastër.

Kësisoj, Gjakova është duke zhvilluar plan për përcaktimin e tarifave për mbeturina, plan operativ që do të funksionalizoj shtrirjen e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në komplet territorin e Gjakovës. Gjithashtu është duke vijuar riorganizimi dhe pajisja me kontenier për mbeturinat në zonën e qytetit, pastaj është zhvilluar identifikimi i klientëve në shërbim dhe nevojat përkatëse.

Gjithashtu nën implementimin e GAC-it, janë duke u zgjeruar projektet konkrete për riciklim në lagjet e qytetit, biznese dhe institucione duke u pasuar me kampanjë vetëdijësuese nëpër shkolla për një mjedis të pastër.

E të gjitha këto GIZ-i gjerman në partneritet me GAC-in dhe konsulentët e jashtëm janë duke i funksionalizuar me qellim të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe njëherësh krijimin e kushteve për një qytet ekologjik.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 nëntor 2019 - UBT në bashkëpunim me Institutin Shkencor Suedez-Kosovar do të mbajnë bashkërisht konferencën “30-vjetori i Rënies së Sistemit Komunist”. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë Lisa Magno do të flasë në hapjen e konferencës Vetë - Qeverisja Lokale në Kosovë - 20 Vjet. (Hoteli Swiss Diamond, ora ora 9:00)

- OJQ-Voice of Roma Ashkali and Egyptians - VoRAE organizojnë hapjen e ceremonisë të tri projekteve të financuara nga Roma Education Fund dhe Komisioni Evropian organizim ky i mbështetur nga Roma Versitas dhe Roma Education Fund, Kosovo së bashku me VoRAE. (Qendra Kulturore dhe Informative të BE-së në Prishtinë, ora 9:00)

- Instituti Demokratik të Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Tejkalimi i sfidave të Kuvendit - nevoja për një Rregullore të re të punës”, në një diskutim të hapur me përfaqësues të partive politike parlamentare si dhe përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Në prag të 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe fillimit të fushatës 16 Ditët e Aktivizmit, Misioni i OSBE-së në Kosovë do t’i prezantojë rezultatet e Anketës mbi Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Iniciativa për Histori Gojore përmes projektit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe, do të lansojnë aplikacionin mobil 'Janjeva Ecë'. (Restoran 2000 në Janjevë, ora 11:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Vetingu: Mënyra e vetme për të siguruar pavarësinë e plotë të sistemit të drejtësisë në Kosovë”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

- Komuniteti Merakli t'kerreve organizon protestë kundër rritjes së cmimeve për sigurimin e veturave. (Rr. Luan Haradinaj, pran Bankes Qendrore të Kosovës, ora 13:00)

- Promovohet libri "Profili i Bjeshkëve të Nemuna’’ nga Profesor Sadri A Lokaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 14:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në mbështetje të Aktivitetit të USAID-it Drejtësia Vlen dhe në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës, organizojn diskutim në lidhje me “Klinikat Jurdike me raste reale”. (Salla A34 në Universitetin e Gjilanit, ora 14:00)

- Shoqata e Malazezëve të Kosovës organizon shfaqjen e leximit skenik të dramës “Flora”. (Qendra e zhvillimit Malazezeve në Arbëri ish Dragodan, rruga Eduard Lir 4, ora 19:00)