19 Mars 2024

Hapet ekspozita për kontributin e Presidentit Rugova në shtetformimin e Kosovës

Prishtinë, 24 maj - Me rastin e ditës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Sektori i Historisë i Muzeut të Kosovës hapë ekspozitën historike me titull "Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës", me bashkautor Besnik Rraci dhe Sadik Krasniqi. 

Zyra e ish-presidentit Ibrahim Rugova është improvizuar në një vend tjetër e bashkë me të edhe disa nga gjërat më të çmuara që portretizojnë jetën dhe veprimtarinë e tij.

Familjarë e bashkëpunëtorë të ngushtë tash e një kohë kanë mbledhur materialin që do të prezantohet të enjtën me rastin e ditës së presidentit të republikës.

Krahas kostumit që portretizonte vendin e lindjes, qëndronte edhe kostumi bashkë me shallin që e karakterizonte portretin e tij.

Nuk mungonte as koleksioni i gurëve, që Rugova ia dhuronte miqve të tij. E as dhurata që ai i kishte marrë nga ish-presidenti amerikan.

Besnik Rraci dhe Sadik Berisha sjellin për herë të parë në Kosovë një koleksion me mbi 70 eksponante, 500 fotografi, dokumente e gazeta të kohës.

Në hapjen e ekpozitës do të marr pjesë edhe presidenit aktual, Hashim Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)