29 Mars 2024

Hapet ekspozita “Ne jemi pranvera”, dedikuar grave të dëshmorëve

Gjilan, 8 mars - Me ekspozitën “Ne jemi pranvera”, me realizuar nga nxënësit e shkollës së artit pamor dhe këngë e instrumentale, Komuna e Gjilanit ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, dedikuar, në veçanti, grave të dëshmorëve, të cilat ishin prezente aty.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i cili e shpalli të hapur këtë ekspozitë, ka vlerësuar lartë rolin e grave të dëshmorëve, duke thënë se ato janë heroinat e kombit.

“Kur i shohim gratë dhe nënat e dëshmorëve, këto heroina të kombit, neve na japin vullnet për me punu më mirë dhe më drejtë. Ju uroj 8 marsin grave të dëshmorëve dhe të gjitha nënave tona. Zoti ju dashtë shëndet, të mira dhe begati në familjet tuaja. Faleminderit nxënësve të shkollës së artit pamor për këtë ekspozitë fantastike”, ka thënë Ismajli.

Në këtë ngjarje ka folur edhe kryetari i Shoqatës së Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Gjilan, Rashit Ymeri, i cili e falënderoi Komuën e Gjilanit për organizimin e dhjetëra aktiviteteve kulturore për nder të sakrificës së dëshmorëve dhe të familjeve të tyre.

Ndërkaq, drejtoresha e DKRS, Deniza Limani, tha se Komuna do të organizojë gjithmonë aktivitete të tilla në nderim të grave e nënave të dëshmorëve dhe të gjitha grave të Gjilanit.

Në fund, është shfaqur një program artistik me këngë e instrumentale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)