15 Shtator 2019

Hapet ekspozita “Mitrovica Art Colony”


Mitrovicë, 18 qershor - Në Galerinë e Arteve në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, buzë Ibrit është hapur ekspozita e punimeve në pikturë “Mitrovica Art Colony”, ku punimet e tyre artistike i kanë shfaqur piktorë të njohur nga Kosova, Maqedonia dhe viset tjera të Shqipërisë.

Në hapjen e kësaj ekspozite, nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, tha se piktorët e shumtë që kanë marrë pjesë në Koloninë e Piktorëve në Mitrovicë, e kanë nderuar Mitrovicën dhe qytetarët e saj, si me pjesëmarrje ashtu edhe me punime të shkëlqyeshme me motive nga qyteti dhe rrethina e tij.

“Ju piktorë të shkëlqyer nga pothuaj të gjitha trojet tona etnike, shpresoj që gjatë qëndrimit tuaj në Mitrovicën e bukur, të jeni frymëzuar nga pejsazhet dhe bukuritë  që ofron qyteti ynë për të krijuar vlera të mirëfillta artistike. Ne si institucione lokale jemi duke u munduar që të mbështesim artin në përgjithësi duke organizuar edhe aktivitete të shumta me qëllimin e vetëm promovimin e veprave artistike të qytetit”, ka thënë nënkryetari Mujka.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, tha se ekspozita tashmë tradicionale, këtë vit është begatuar me punime të bukura dhe me vlera të larta artistike. Ai falënderoi piktorët të cilët gjatë kësaj kolonie kanë frekuentuar vendet më të bukura të qytetit duke realizuar kështu piktura të shkëlqyeshme.

Në përfundim të kësaj ekspozite, për të gjithë pjesëmarrësit janë ndarë edhe mirënjohje nga nënkryetari Mujka, drejtori Peci dhe kryetari i Shoqatës së Artistëve Figurativ të Mitrovicës, Shyqyri Çeliku.


Kalendari

Ngjarjet e datës 15 shtator 2019 - Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, takohet me strukturat dhe banorët e fshatit Gjonaj, në Prizren. (Shtëpia e Kulturës në Gjonaj. ora 16:30)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani takohet me strukturat dhe banorët e fshatit Korishë, në Prizren. (Restoran “Blerta” në Korishë. ora 17:30)

- Mbahet nata e dytë e Festivalit Ndërkombëtar të Valleve për Fëmijë “Ylberi i Prishtinës”. (Amfiteatri i Sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 18:00)

- Shfaqet filmi lidhur me Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm i Kosovës dhe Javën e Diplomacisë së Klimës konferenca ndërkombëtare të nivelit të lartë që shqyrtojnë sfidat kryesore mjedisore të Kosovës, do të organizohen për herë të dytë në Kosovë. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 19:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani takohet takohet me rininë e Prizrenit. (Te Shatërvani, ora 19:00)