29 Mars 2024

Hapet ekspozita me personalitetet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Prizren, 10 qershor - Me rastin e shënimit të 10 qershorit, për nder të 142 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, do të hapet ekspozita “Personalitetet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”.  

Ekspozita do të hapet me 10.06.2020 ora 18:00, në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Prizren, ku do të marrë pjesë edhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Edhe Komuna e Prizrenit do të ketë aktivitete të limituara në kuadër të festave të qershorit, përkatësisht përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 10 qershor dhe Ditës së Çlirimit të Prizrenit më 12 qershor.

Sot do të bëhën edhe homazhe tek shtatorja e Abdyl Frashërit, Sylejman Vokshit dhe Ymer Prizrenit në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia dhe me sugjerimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, është vendosur që aktivitetet festive të parapara për këto data të mos organizohen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)