28 Mars 2024

Hapet ekspozita "France eMotion: udhëtimi i animuar"

Prishtinë, 30 tetor -  Ambasada e Francës në Kosovë, Aleanca Franceze dhe Universiteti i Prishtinës do të organizojnë hapjen e ekspozitës "France eMotion: udhëtimi i animuar".

“France eMotion” është një përvojë artistike e paparë, në kryqëzimin e fotografisë dhe animacionit dixhital, i cili do të zhytë spektatorët në një udhëtim befasues, duke i ftuar ata të zbulojnë ose rizbulojnë pasurinë e jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore franceze.

Ekspozita paraqet 35 fotografi të vendeve kulturore franceze, të bëra nga katër fotografë ndërkombëtarë, dhe të animuara përmes një realiteti të shtuar me përdorimin e një aplikacioni të celularit.

“France eMotion” është një iniciativë e udhëhequr nga Atout France, e mbështetur nga Instituti Francez, Ambasadës Franceze në Kosovë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)