25 Prill 2024

Hapet ekspozita e Vehbi Murati e titulluar “Një ditë e zakonshme shtatori”

Prishtinë, 19 shtator - Sot në Galerinë e Ministrisë së Kulturës do të bëhet hapja e ekspozitës personale të piktorit Vehbi Murati, e titulluar “Një ditë e zakonshme shtatori”. 

I rritur në vitet e nëntëdhjeta, ambienti i trazuar politik për popullin shqiptar të Kosovës, pashmangshëm se kishte ndikim edhe në shprehjen emocionale e artistike të Vehbiut.

Dhe jo vetëm zhvillimet fund-shekullit të kaluar në Kosovë, por edhe ato të dy dekadave të para të shek. XXI., pasqyrohen në habitatin personal kulturor të piktorit Vehbi Murati.

“Një Ditë e Zakonshme Shtatori” përbëhet nga piktura të cilat autori i ka realizuar viteve të fundit dhe janë kryesisht të formateve të mëdha. Në to paraqiten kryesisht situata të “zakonshme” të cilat mund të jenë të një dite të zakonshme shtatori, sikur që na sugjeron titulli i kësaj ekspozite.

Ekspozita ka për kurator Mehmet Behluli, ndërkaq drejtohet nga koordinatorja e GMK-së, znj. Dhurata Ramosaj-Shala.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)