24 Prill 2024

Hapet ekspozita e projektit “Iniciativa për shkëmbim kulturor ndër-kufitarare”

Viti, 14 shkurt - CHwB Kosovo dhe IBPE Skopje organizojnë ekspozitën e projektit “Iniciativa për shkëmbim kulturor ndër-kufitarare”. 
 
Kjo ekspozitë është një mundësi e mirë për tu njofuar me potencialin e trashëgimisë kulturore të të tre komunave partnere të projektit në Kosovë, sikurse është mundësi e mirë për të njohur me impaktin e krijimit të kushteve më të mira për bashkëpunim ndërmjet përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe atyre të institucioneve publike nga të dyja vendet, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.
 
Ekspozita është pjesë e projektit MAKS FORUM, që financohet nga Bashkimi Evropian, i përfaqësuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Projekti promovon qasjen nga poshtë-lart për angazhimin e shoqërisë civile me anë të forumeve të përbashkëta ku të përfshihra janë të gjitha palët e interesit të fushës së trashëgimisë kulturore.

FLTK-të, janë të dizejnuara të jenë organe gjithëpërfshirëse të përbëra nga përfaqësues të OJQ-ve, përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore të fushës të trashëgimisë kulturore.

 Deri më tani, aktivitetet e projektit kanë rezultuar me krijimin e 6 Forumeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore në 6 komuna partnere, me gjithsej 24 punëtori të organizuara me sukses.

Në këtë drejtim, anëtarët e Forumeve kanë hartuar një dokument strategjik, me të cilin paraqiten përparësitë strategjike të trashëgimisë kulturore, përkatësisht Listën e Prioriteteve të Trashëgimisë Kulturore (PL).

Për të vlerësuar rezultatin e kësaj platforme të zhvilluar (LCHF) dhe dokumentit të tyre strategjik të prodhuar (PL), si dhe për të kontribuar më tej në integrimin e procesit të angazhimit të shoqërisë civile – ka filluar edhe implementimi i projekteve restauruese në 6 sajtet e trashëgimisë kulturore.

Qëllimi kryesor i zbatimit të këtyre projekteve është që të krijojë një shteg për palët e tjera të interesuara për të ndjekur zbatimin e këtij dokumenti të nxjerrë përmes qasjes demokratike dhe gjithëpërfshirëse.
 
Gjithashtu, projekti parasheh implementimin edhe të aktiviteteve të përbashkëta ndërkufitare, e një ndër to janë edhe ekspozitat nëpër komunat partnere.

Këto kanë për qëllim që të reflektojnë mbi aktivitetet e realizuara deri me tani, si dhe të jenë një ambient ku do të takohen përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësues të institucioneve publike për të shkëmbyer përvojat e tyre edhe me publik me të gjerë.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)