20 Prill 2024

Hapet ekspozita 'A është e shkuara ëndërr?' e artistes Majlinda Kelmendi

Prishtinë, 5 mars - Sot në Galerinë Kombëtare të Kosovës do të hapet ekspozita personale e artistes Majlinda Kelmendi.

Ekspozita me titull 'A është e shkuara ëndërr?'  përmban vepra artistike multimediale, instalacion, video-art, pikturë, etj  punimet janë të paekspozuara të punuara vitet e fundit.

“Ekspozita është konceptuale dhe ka për qëllim të komunikojë përmes gjuhës se postmodern art, ku veprat te gjitha se bashku paraqiten si nje projekt ku artistja shtron pyetjen A është e shkuara ëndërr?  dhe secili e percepton në mënyren dhe formen vet.

Ku kujtimet personale dhe memorja kolektive nderthuren dhe zgjojne temë për diskutim.

"Natyra ka tekat e veta te rrezikshme, shpesh ndodh që teket njerezore jane njejte te rrezikshme" thotë Majlinda.

Puna është e influencuar nga proceset e sistemeve politike, tranzicionet sociale, ekonomike të transformimit në vend dhe rajon.

Kjo ekspozitë është kuruar nga Edison Çeraj & B17 Architects

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)