09 Shkurt 2023

Grupet e udhëhequra nga fëmijët hapin ekspozitën e artit të ricikluar

Prishtinë, 20 nënto - Grupet e udhëhequra nga fëmijët “Respect Our Rights - ROR” dhe Asambletë Komunale të Fëmijëve të mbështetur nga Save the Children Kosova organizojnë hapjen e Ekspozitës së Artit të Ricikluar.

Më ketë ekspozitë fëmijët synojnë të angazhohen në një diskutim të sigurt me bartësit e detyrës në nivel qendror dhe lokal dhe akterë të tjerë të cilët mund të sjellin ndryshim në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.

Duke vënë në pah nevojat e fëmijëve që rezultuan nga raporti "Zërat e Rinj" 2022, fëmijët u bëjnë thirrje institucioneve përkatëse për të trajtuar krizën klimatike, duke qenë se një fenomen i tillë cenon të drejtat e fëmijëve për një jetë më të shëndetshme dhe një të ardhme më të mirë.

Kjo ekspozitë zhvillohet në kuadër të fushatës globale Save the Children "Generation Hope", e cila synon kufizimin e ndryshimeve katastrofike klimatike duke u siguruar që të drejtat e fëmijëve janë në qendër të reagimit të politikbërësve dhe vendimmarrësve.

Punimet e ekspozuara janë krijuar nga vetë fëmijët duke ripërdorur letër, plastikë dhe xham. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)