10 Gusht 2020

Grigorieva konfirmon ndarjen me Gibson

Moskë, 21 prill - Ish-e dashura e Mel Gibson, Oksana Grigorieva, ka konfirmuar spekulimet se dyshja janë ndarë, gjatë një konference për shtyp në vendlindjen e saj në Rusi.

Këngëtarja dhe kompozitorja kishte promovuar një koncert të saj të ardhshëm në Moskë gjatë të hënës, kur publikisht bëri të ditur lajmin e ndarjes.

\"Mund t\'ju them se... ne jemi ndarë, papritmas dhe tani së fundi. Fatkeqësisht, nuk mund t\'ua jap arsyet. Por do të kuptoni gjithçka shumë shpejt. Jemi ndarë me mirëkuptim nga të dy palët dhe do të rrisim fëmijën së bashku\", ka thënë Grigorieva.
Pianistja së fundi lindi vajzën e Gibson, Lucia në muajin tetor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)