12 Gusht 2020

Gratë nga Skenderaji avancohen në punimet kulturore

Prishtinë, 24 dhjetor - Me iniciativën e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Prishtinë, Komunës Karesi të Ballëkesirit dhe Institutit Junus Emre janë organizuar kurse të aftësimit profesional në Qendrën e Promovimit e të Drejtave të Grave në Drenas.

Aftësimin profesional të tyre ata e vazhduan edhe në Turqi ku ishin të ftuar nga Komuna e Karesit të Ballikesirit ku pas arritën të përfitojnë njohurit të mjaftueshme ata  vazhduan punën edhe me anëtaret të tjera të shoqatës.

Përveç kontributit të tyre për aftësimin e anëtareve të shoqatës, ata me profesionin e tyre të ri shkrinë duart edhe për gratë e shoqatave të tjera.

Në këtë aspekt pas përfundimi të kurseve në Lidhjen e Invalidëve dhe Viktimave Civile dhe të Zhdukurve në Fushë Kosovë, kursi i thurjes me tel nën udhëheqjen e trajneres Mihane Mustafa anëtare e Qendrës së Promovimit të Drejtave të Grave në Drenas u hap edhe në OJQ “Drugëza” në Skenderaj. 

Anëtaret e shoqatës Drugëza në kuadër të trajnimit tre mujorë në qendrën e tyre do të hapin ekspozitën e veprave të punuara brenda kësaj periudhe.

Sipas trajneres Mihane Mustafa, në ketë ekspozitë do të ketë vepra të cilat janë punuar për të parën herë nga ajo vet dhe anëtaret të tjera të shoqatës.

 Njëra nga këto është edhe portreti i heroit legjendar Adem Jashari ne teknikën e thurjes me tel.

Ekspozita do të hapet so në hapësirat e shoqatës “Drugëza” në Skenderaj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Gusht 2020 - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pret një grup të të rinjve. (Objekti i MKRS-së, ora 9:30)   

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton listën e dëshmitarëve dhe përzgjedh listën e ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Grupi “Vullnetarët/Volunteers #COVID-19” së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe akterë të tjerë lanson Fushatën “Së bashku kundër #COVID-19”. (Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)   

 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me situatën e Sigurisë në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetem pamje)

- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj raporton para  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)
 
- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)
 
- Mbahet ceremonia e zbulimit te punimit “I love Kosova” nga Ministrja Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj, ora 11:50)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi zhvillon një vizitë në ndërmarrjen sociale “Pastiçeria Snap cake” në kuadër të projektit ‘Praktika në Punë” i mbështetur nga Departamenti i Rinisë MKRS. (Skenderaj, ora 12:00)   

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën shqyrtohet propozimi i deputetit Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit,  mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës dhe Çeshtje tjera . (Në platformën ZOOM 5.0. ora 14:00)