24 Prill 2024

Gratë e Harruara në Animacion bëhen e Anibarit

Prishtinë, 9 gusht - Gratë e Harruara në Animacion bëhen pjesë e këtij edicioni të Anibarit përmes prezantimit të Nancy Denny-Phelps.

Ky prezantim do të na njoh  shkurtimisht me  10 gra që morën pjesë në historinë dhe zhvillimin e artit të animacionit duke u koncentruar  në karrierën e animatores britanike Joy Batchelor, bashkë-themeluese e studios së famshme britanike të animacionit Halas & Batchelor. Biseda do të shoqërohet me klipe dhe fotografi të shumta filmash.

Nancy Denney-Phelps është një gazetare që shkruan rreth animacioneve dhe festivaleve evropiane, si dhe një producente  muzike për animacion.

Së bashku me burrin e saj kompozitor / muzikant Nik Phelps, ajo bashkë-themeloi “Sprocket Ensemble” të dedikuar për prezantimin e shfaqjeve të drejtpërdrejta të muzikës origjinale me shfaqje të animacioneve bashkëkohore nga e gjithë bota.

Shkrimet e Nancy janë shfaqur në botime të tilla si Cartoon dhe Animatoon, si dhe në blogun e saj të rregullt për AWN (Animation World Network).

Ajo është gjithashtu një korrespondente e rregullt për ASIFA / San Francisco dhe një anëtare e  Bordit Ndërkombëtar të Drejtorëve të ASIFA.

Nancy ka shërbyer në juritë e shumta të Festivalit Ndërkombëtar të Animimit dhe ka mësuar menaxhimin e kohës për animatorët në Universitetin e Shkencave dhe Arteve të Luzernit, Shkollën e Artit dhe Dizajnit.

Interesimi i saj i fuqishëm në historinë e animacioneve e ka çuar atë të paraqesë programe në historinë e animacionit të gjurmuar përmes muzikës në shumë festivale dhe konferenca të animacionit në mbarë botën. Ajo gjithashtu punon si këshilltare e disa festivaleve të animacionit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)